E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Maqedoni:E ardhmja eBallkanit në BE

TIRANë- Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta është takuar sot me homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshoski, në kuadër të vizitës zyrtare në vendin fqinjë

"E ardhmja e Ballkanit është BE-ja si dhe aplikimi i standardeve evropiane për pakicat kudo", është shprehur Meta në takimin me Milloshoskin. Ata vlerësuan rolin e veçantë të dy vendeve për sigurimin e një bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv në interes të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.

Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se bisedimet mes dy delegacioneve u përqëndruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në fushat me interes të ndërsjellë, zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimi shumëpalësh si dhe përpjekjet për integrimin evropian e euroatlantik, përfshirë dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Meta evidentoi rëndësinë e veçantë të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe vlerësoi se opinioni i GJND-së, i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›