Pasuria e Priftit, Dade:Prokuroria të hetojeBerisha të japë sqarime
TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka akuzuar sot kryeministrin Berisha se ka mbledhur në qeverinë e tij ministra të korruptuar, thjesht për interesa okulte e korruptive sipas saj. Dade është shprehur për mediat se,
“Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në 20 vjet tranzicion. Sali Berisha ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë, listës së ministrave të korruptuar të qeverisë së mëparshme iu shtuan dhe ministrat e koalicionit. Rasti tronditës korruptiv i Ministrit të Ekonomisë vërteton katërcipërisht që ky koalicion është krijuar vetëm mbi interesa okulte, korruptive”, - u shpreh Dade.
Duke i kërkuar prokurorisë së përgjithshme të nisë sa më parë hetimet për aferat korruptive të ministrit Dritan Prifti, Dade nuk nguroi të kërkojë nga kryeministri një përgjigje për opozitën e shqiptarët, në lidhje me pasurinë që ministri i kabinetit të tij ka vënë brenda një viti.
“Vazhdojmë të kërkojmë dhe të presim hap të rëndësishëm që duhet të ndërmerren urgjentisht nga Prokuroria, e cila shpresojmë t’i ketë shpëtuar kthetrave të Sali Berishës dhe koalicionit që ai drejton. Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i instalimit dhe i thellimit të korrupsionit në qeverinë e tij dhe është i detyruar t’i japë përgjigje opozitës dhe shqiptarëve për fitimin korruptiv prej 1.8 milionë eurosh brenda një viti të krizës ekonomike të ministrit të tij dhe të skemës nepotike të ngritur mbi kapacitetet korruptive që rrënojnë çdo ditë ekonominë, jetën sociale dhe politike të vendit”, - u shpreh Dade.
(m.a/BalkanWeb)