Katalunasit, e kërkojnë pavarësinë përmes futbollit

Drejtues të të gjithë ekipeve u bashkuan në Barcelonë, ku e nënshkruan një peticionin që parashikon ndërmarrjen e disa hapave të përbashkët për të ushtruar presion te FIFA dhe UEFA.
Presidenti i krahinës autonome të Katalunisë, Artur Mas dhe një prej udhëheqësve të lëvizjes separatiste, falënderoi këtë akt të klubeve, duke e shprehur kënaqësinë e tij për “përkushtimin kombëtar të skuadrave katalunase”.
Lista e plotë e skuadrave që e hodhën të zezën mbi të bardhë përfshin: Barcelonën, Espanyolin, Gironën, Badalonën, Jagosterën, Leidën, Gimnastic de Tarragona, Prat, Reus Esportiu dhe Sant Andreu, të gjitha ekipe që luajnë në tri kategoritë më të larta të futbollit spanjoll.
Përfaqësuesja e Katalunjës ka zhvilluar disa ndeshje ndërkombëtare, ndonëse të panjohura nga FIFA. Në takimin e fundit, zhvilluar në 27 shtator 2012, skuadra e udhëhequr nga kapiteni Victor Valdes dhe e futbollistët si Pique, Fabregas, Oleguer, Xavi, Iniesta, Bojan Krkic dhe Busquets mposhti 2:1 ekipin e Tunizisë.
Spanja, e cila u shpall dy herë kampione e Evropës në dy garat e fundit dhe një herë e botës (2010), të parën në histori, u udhëhoq pikërisht nga futbollistët katalunas, që ishin më meritorët për këto suksese.
Katalunasit kundërshtojnë fuqishëm dhe nuk e pranojnë assesi të jenë pjesë e Spanjës. Këtë e demonstruan edhe këtë javë përmes futbollit, një ide e mirë kjo për ta masivizuar vendosmërinë e tyre për pavarësi, e cila megjithatë vështirë se mund të fitohet.