E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Katar 2022, Quieroz kundër qeverisë për “Messi-n iranian”

Lista prej 25 lojtarësh e përfaqësueses iraniane ka shkaktuar polemika. Calros Quieroz u ftua nga qeveria vendase të mos grumbullonte Sadar Azmoun-in, por trajneri portugez refuzoi “këshillën” dhe listoi 22-vjeçarin mes lojtarëve që do të sfidojnë SHBA, Anglinë dhe Uellsin në Katar.

Shkaku

Siç dihet lojtari i talentuar, i cili konsiderohet si “Messi i Iranit”, nuk ka fshehur kurrë mbështetjen për protestuesit për vdekjen e Mahsa Amini-t. Qëndrimi i 22-vjeçarit ka revoltuar drejtuesit e qeverisë të Iranit, të cilët i kanë kërkuar komisarit teknik portugez që të mos e listojë mes emrave të 25 lojtarëve që do të jenë pjesë e Katar 2022.

Dëmtimi

“Daily Mail” zbulon se Carlos Quieroz ka bërë ç’mos që t’i shpëtojë trysnisë nga ana e qeverisë iraniane. Ai madje ka hyrë në një konflikt me disa zyrtarë, të cilët shikonin tek shëndeti i të riut një arsye më shumë për të mos e grumbulluar. Sadar Azmoun nuk luan asnjë ndeshje prej datës 4 tetor, kur në vigjilje të duelit mes Leverkusen-it dhe Porto-s pësoi një dëmtim muskular.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›