E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore zbardhen tri kerkesat e te vegjelve per PD-ne dhe PS-ne

Kerkesat Korrektim kombetar numerim elektronik dhe transparence te financimit te partive

Ne kohen kur gjate kesaj jave partite e vogla pjese e koalicioneve te djathta e te majta pritet te dorezojne propozimet e tyre ne Komisionin e Reformes zgjedhore pas letres se derguar nga dy partite e medha dje u zbardhen tri nder kerkesat kryesore te ketyre partive. Ne draftin qe do te paraqesin keto parti i ndare midis atyre te majta te cilat do te shpalosin propozime te perbashketa kerkesa me prioritare dhe e perbashket per te gjitha forcat e vogla pavaresisht ngjyrimeve politike do te jete ajo per korrektimin kombetar te sistemit aktual proporcional rajonal. Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili pohoi dje se ne draftin qe do te paraqese forca ku ai bene pjese ne tryezen e Komisionit te Reformes Zgjedhore jane te perfshira propozime qe mbeshteten plotesisht ne rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ai theksoi se kerkesa kryesore e LSI-se per reformen zgjedhore do te jete ajo per korrektim te sistemit aktual zgjedhor korrektim i cili sipas Vasilit do te sillte nje afrim drejt se vertetes elektorale. Nga ana tjeter kreu i PDS-se Paskal Milo deklaroi se te gjitha partite e vogla te majta do te paraqiten para Komisionit te Reformes Zgjedhore me propozime te perbashketa ku kerkesa kryesore edhe per keto forca do te jene ato per korrektim kombetar dhe numerim elektronik te votave.

Propozimet

Korrektimi i sistemit proporcional rajonal numerimi elektronik i votave dhe transparence e financimit te partive politike pritet te jene tri kerkesat kryesore te partive te vogla te cilat do te paraqiten ne tryezen e Komisionit te Reformes Zgjedhore gjate kesaj jave. Nje prej forcave kryesore pas dy partive te vogla Levizja Socialiste per Integrim nepermjet nenkryetarit te saj Petrit Vasili pohoi dje drafti i saj do te perfshije propozimin per korrektim te sistemit aktual zgjedhor. Cdo mandat i LSI-se jane dashur 20-22 mije vota per tu marre por ka pasur edhe parti te tjetra qe e kane marre kete vetem me 9 mije vota. Ne kemi kerkuar qe te zbatohen korrektime formula perkatese elektorale qe eliminojne diferencat e medha. Ky ka qene synim yne afrim drejt se vertetes elektorale - tha ai per Vizion Plus. Nga ana tjeter aleatet e Partise Socialiste do te shkojne me nje draft te perbashket ne tryezen e reformes zgjedhore gje kjo qe u konfirmua dje nga kreu i PDS-se Paskal Milo i cili theksoi se korrigjimi i sistemit proporcional rajonal dhe numerimi elektronik te votave. Ne radhe te pare me korrigjimin e sistemit aktual te zgjedhjeve me vendosjen e korrektimit kombetar te sistemit rajonal proporcional do te kerkojme numerimin elektronik te votave dhe identifikimin elektronik te zgjedhesve do te kerkojme qe te kete menyre tjeter te shperndarjes se kohes se ne mediat televizive dhe do te kerkojme gjithashtu nje transparence te madhe ne financimin e partive te vogla - u shpreh Milo. Lidhur me mundesine e kundershtimit te ketyre kerkesave nga ana e dy partive te medha ne komisionin e reformes zgjedhore pasi PD dhe PS kane te drejten e vetos nenkryetari i LSI-se Vasili deklaroi se kjo nuk do te ndodhe pasi sipas tij bipartizanizmi qe ka ekzistuar per vite ne sistemin politik ne vend nuk ka sjelle asnje rezultat. Ky lloj bipartizanizmi ka prodhuar nje problematike ne vazhdimesi. E thene e gjithe eshte momenti per tu ndare nga ky lloj bipartizanizmi dhe per ti hapur rruge logjikes. Ne rast te kundert ne do riperserisnim problemet qe nuk do te benin mire vendit jo se jo por edhe vete ketyre partive nuk besoj se do tu jepte nje avantazh politik vecse do ti tkurrnin me shume politikisht - tha Vasili. Ndersa kreu i PDS-se theksoi se nese propozimet e te vegjelve nuk do te merren parasysh nga dy forcat e medha atehere sipas tij keto forca politike do te shfrytezojne te gjitha instrumentet politike per ta kundershtuar kete gje. Ne rast se nuk do te merren ne konsiderate kerkesat tona modeste dhe te drejta atehere edhe ne do te gjejme te gjitha instrumentet e duhur dhe do te marrim te gjitha masat qe edhe nje here tjeter te mos sakrifikohemi ne thesin e interesave te dy partive kryesore - pohoi Milo.

Propozimet e LSI-se

Korrektim te sistemit rajonal proporcional

Adoptimin i te gjitha rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it

Shmangie te konfliktit te interesit te kandidateve me funksionet e tjera publike

Transparence e financimit te partive

Tri propozimet e te vegjelve ne tryezen e perbashket

Partite e vogla pjese e koalicioneve te djathta dhe te majta u mblodhen pak kohe me pare ne nje tryeze te perbashket ne kuader te reformes se ardhshme zgjedhore duke dale ne perfundim me nje qendrim te njejte e njekohesisht duke u shpallur nje sere kerkesash ndaj dy forcave kryesore PD-se dhe PS-se nder te cilat tre me kryesoret ishin

Perfshirjen si pjese e domosdoshme te reformes zgjedhore permiresimin e sistemit zgjedhor permes futjes se korrektimit kombetar pa pragje eliminuese dhe deformuese dhe qe mundeson qe cdo parti brenda koalicioneve te marre mandatet qe i takojne sipas votave te fituara

Permiresimin e procesit te administrimit te zgjedhjeve permes strukturave jo politike ose gjitheperfshirese ashtu si edhe numerimin elektronik te votave dhe listat e hapura.

Balancimin e zonave zgjedhore duke ulur numrin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›