E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katari jep 1.2 miliarde euro per minierat e arit ne Greqi

Athine 2 tetor NOA - Ne prani te kryeministrit grek Jorgos Papandreu dhe emirit te Katarit Hamad Bin Khalifa Al Than u nenshkrua mbreme marreveshja per hyrjen e kapitaleve investuese te shtetit arab ne kompanine greke Ari grek qe shfrytezon minierat e arit te Kalkidikise ne Greqine Verilindore. Investimi do te arrije ne 1.2 miliarde euro dhe do te hapen te pakten rreth 1.500 vende pune.
Me pare Qatar Holdings perftoi 10 te aksioneve te nje kompanie greke ne Europen Goldfields e cila ka ne zoterim 95 te aksioneve te firmes Ari grek qe nga ana e saj ne vere u licensua prej shtetit grek per nxjerrjen e arit ne Kalkidiki.
Sot vertetohet ne praktike se sa e rendesishme eshte te kompletohen ne vendin tone te gjitha reformat e nevojshme deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu pas nenshkrimit te marreveshjes te cilen e cilesoi si nje mesazh besimi ndaj komunitetit nderkombetar per shanset investuese qe ofron vendi i tij. Marreveshja arrihet nje vit pas nenshkrimit te Memorandumit te Bashkepunimit Ekonomik ne shtator te vitit 2010 ne Uashington nga Papandreu dhe Al Than.
Emiri tha se vendi i tij i vogel nuk ka axhende politike ne investimet e tij ne Greqi qe drejtohen ne fushat e energjise pasurive minerale dhe turizmit. Nje investim i madh ne fushen e turizmit qe thuhet se do te arrije ne 10 miliarde euro ne hapesiren e aeroportit te vjeter te Athines mbetet i hapur. Nderkohe muajin e kaluar rreth 500 milione euro te tjera prej Katarit u investuan per bashkimin e bankave greke Eurobank dhe Alpha.
NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›