E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontributi per Kosoven Topi vlereson artistet ne Tirane e Prishtine

Tirane 6 shtator 2011 NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot nje grup artistesh drejtues artistike regjizore poete aktore kompozitore dhe kengetare nga Shqiperia dhe Kosova. Ky grup ne vitet 1998-99 organizuan dhe vune ne skene 109 koncerte Homazh per Kosoven me qellim ndergjegjesimit te mbare kombin shqiptar edhe ne diaspore per tragjedine e popullit te Kosoves dhe perpjekjet e tij te pandalshme per liri e pavaresi.
Grupi i artisteve perbehej nga Remzi Ejupi Cun Lajci Mirush Kabashi Edmond Zhulali Kastriot Tusha Manjola Nallbani Ilir Shaqiri dhe Leonora Jakupi.
Sic njofton zyra per shtyp e Presidentit kreu i shtetit Topi vleresoi mesazhin dhe rendesine e atij koncerti madheshtor me vlera atdhetare dhe njerezore duke vene ne dukje se arti me forcen e tij frymezuese deshmon se humanizmi dhe solidariteti nuk i kane munguar kurre kombit shqiptar sidomos ne periudha te veshtira te historise se tij.
Presidenti vuri ne dukje se nisma te tilla te perbashketa artistike qe shtrihen ne mbare hapesirat ku jetojne shqiptare jane nje kontribut konkret e vetemohues qe i sherben atdhedashurise dhe nevojave jetike kombetare ndaj dhe per kete ato vlejne te nxiten me tej e te promovohen.
Ne kete kontekst Presidenti Topi vleresoi institucionalisht veprimtarine e vecante te artisteve pjesemarres ne ate ngjarje te madhe kulturore artistike e historike per percjelljen tek artdashesit shqiptare te ndjenjave me te mira e me te spikatura kombetare e njerezore. Tashme Kosova eshte nje shtet i ri i pavarur dhe demokratik dhe per realizimin e kesaj endrre dhe permbushjen e aspiratave liridashese te popullit te Kosoves keni edhe ju kontributin tuaj te vecante e te vleresuar se bashku me mirenjohjen e mbare kombit shqiptar u shpreh Presidenti Topi.
a.q/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›