E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre zyrtarët e shpërthimit përfundojnë në burg

Delijorgji, Minxolli dhe Pinari akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktiveTIRANË- Policia e Tiranës ka zyrtarizuar ditën e djeshme arrestimin e dy zyrtarëve të kompanisë, e cila merrej me çmontimit të predhave si dhe të drejtorit të ndërmarrjes "Meiko" në Ministrinë e Mbrojtjes. Specialistët e Hetimit të Krimit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë ekzekutuar tre ditë pas tragjedisë së Gërdecit urdhrin e ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për tre persona. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së 17 marsit i është komunikuar masa e arrestit Mihal Delijorgji, 42-vjeç, banues në Tiranë, administrator i kompanisë që merrej me demontimin e lëndëve eksplozive, Dritan Minxolli, 30-vjeç, banues në Tiranë, drejtor ekzekutiv i kësaj kompanie si dhe Ylli Pinari, 55-vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtor i ndërmarrjes "Meiko", në Ministrinë e Mbrojtjes.Në deklaratën për shtyp lëshuar ditën e djeshme nga policia e Tiranës thuhej se tre të arrestuarit akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive". Ndërkohë që tre zyrtarët u shoqëruan pasditen e së hënës në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, me urdhër të Prokurorisë, ku pasi u morën në pyetje atyre iu komunikua dhe masa e arrestit. Burimet policore thanë se tre të arrestuarit janë marrë në pyetje veç e veç nga prokurorit e çështjes. Mësohet se policia nuk ekzekutuar vetëm urdhrin e prokurorisë për arrestimin e Delijorgjit, Minxollit dhe të Pinarit, dhe nuk i kanë marrë ata në pyetje. Këta të fundit u janë përgjigjur pyetjeve të cilët mësohet se kanë qenë të shumta të prokurorive të çështjes. Deri në orët e para të ditës së djeshme tre të arrestuarit Muhal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Ylli Pinari u kanë dhënë shpjegime pyetjeve të prokurorëve rreth kontratës së kompanisë, kushteve të punëtorëve në çmontimin e municioneve etj. Burimet nga prokuroria nuk bëjnë të ditur shpjegimet e tre të arrestuarve për shkak të hetimeve. Por prokuroria bën të ditur se posedon prova të mjaftueshme për të mbajtur në qeli dy zyrtarët e kompanisë që merrej me çmontimin e predhave në fshatin gërdec si dhe zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›