E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa e naftës, Obama viziton Gjirin e Meksikës

Presidenti amerikan Barak Obama viziton sërish rajonin e Gjirit të Meksikës dhe do të ndalet në tre shtete të prekuara nga katastrofa e rrjedhës së naftës atje. Vizita e presidentit në Misisipi, Alabama dhe Florida do të vazhdojë dhe të martën. Kjo është hera e parë që presidenti viziton këto shtete.

Tre vizitat e mëparshme u përqendruan në Luizianën e goditur rende nga rrjedha e naftës. Kur të kthehet në Washington, presidenti do ti drejtohet vendit nga Shtepia e Bardhë, për të përshkruar planin e tij, në ndihmë të rimekëmbjes së zonave të prekura. Të merkurën, ai do të takohet me zyrtarët e lartë të kompanisë BP dhe do tu kerkojë atyre të krijojnë një numër llogarie speciale për të paguar pretendimet për dëmtime nga individët dhe kompanitë e prekura nga kriza. Obama është kritikuar për trajtimin e krizës që filloi me 20 prill kur një platformë shpimi nafte shpërtheu duke vrarë 11 njerëz dhe demtuar një depozitë nafte në fund të detit e cila filloi të rrjedhë mijëra fuçi naftë çdo ditë në Gjirin e Meksikës.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›