E Diel, 1 Nëntor 2026

7- vjecari me anemi. Mungon gjaku, vogëlushi në rrezik

Ne diten boterore te dhurimit te gjakut apeli përcillet nga prinderit e femijeve qe kane nevoje per gjak. Ne nje nga qendrat ne QSUT-, femije te grupmoshave te ndryshme marrin gjak, pasi ata krahas ilaçeve kane nevoje per të, per t’i mbajtur ne jete. Gligori eshte nga qyteti i Vlores dhe ka nje djale 7- vjec, te semure me nje anemi te theksuar. Qe prej 5 vitesh ai sjell djalin e tij ne qendren e transfuzionit per te marre gjak. Ai tregon se jo gjithmone gjen gjak, shume here i eshte dashur te kthehet ne shtepi me te birin, pasi rezervat e gjakut kishin mbaruar.

• Fushata, ALSAT dhuron gjak

“Këtu vij që kur djali ka qenë dy vjec. Tani është shtatë. Në muajin gusht ka aptur mungesa sepse kanë mbaruar. Jam kthyer pa i dhënë gjak djalit” thotë prindi i fëmijë, Gligor Marku, ndërsa bën apel për dhurim të gjakut.

Te njëjtin apel te këtij prindi per te shpetuar jete, e percjellin dhe organizmat e tjere humanitare ne vendin tone. Nje nga te cilet eshte kryqi i kuq shqiptar, i cili prej muajsh po mbledh rezerva gjaku, ne gjithe vendin.

“Kërkesat janë shumë të mëdha. Kërkohen 380 deri në 400 njësi gjaku, por jo gjithmonë arrihet ky numër, pavarëisht se ne kemi ngritje. Vetëm brenda këtyre dy viteve kemi marrë 150 njësi gjaku dhe të tjera institucione janë ofruar për të dhuruar gjak. Ne prapë themi ka nevojë për gjak” tha Antimoni Qysku, koordinatore e Kryqit te Kuq Shqiptar.

Apeli i strukturave te shendetesise cdo vit eshte dhuroni gjak te pakten 2 here ne vit, cdo person mbi moshen 18 vjec dhe qe gezon gjendje te mire shendetsore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›