E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa në Japoni, faktori njeri-përgjegjës

Katastrofa bërthamore e vitit të kaluar në Japoni ishte qartazi e shkaktuar nga njeriu, bëri të ditur komisioni i cili kreu një hetim të pavarur për këtë çështje, ndërsa kritikoi ashpër qeverinë dhe uzinën bërthamore Tokio Electric Power Co. (TEPCO)

Agjencia e lajmeve DPA citon anëtarë të komisionit të kenë thënë se katastrofa më e madhe bërthamore që nga Çernobili 1986 ishte rezultat i përplasjes ndërmjet qeverisë, rregullatorëve, TEPCO-s dhe mungesës së qeverisjes nga palët në fjalë.

Ata kanë tradhtuar efektshëm të drejtën e kombit për të qenë i sigurt ndaj aksidenteve bërthamore, vlerësoi komisioni për të theksuar se Rrjedhimisht, konkludojmë se aksidenti ishte i shkaktuar nga faktori njeri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›