E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Avokatia e Berishës për Ristanin, provokim

Fatos Nano

Lëvizja Nano akuzoi dje Kryeministrin Berisha se po privatizon institucione siç është KQZ dhe kërkon të marrë zgjedhjet e ardhshme përmes Ristanit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lëvizja Nano shprehet se avokatia e Berishës për Ristanin është provokative. Avokatia që Sali Berisha i bën Arben Ristanit është provokative dhe e patolerueshme dhe një atentat i rëndë që i bëhet nevojës për mirëbesim dhe mundësive për bashkëpunim me opozitën shqiptare thuhet në njoftimin për shtyp të Lëvizjes Nano. Në deklaratë u kërkohet partive politike të tejkalojnë pozicionet partiake për të arritur në një bashkëpunim në funksion të një strategjie kombëtare për plotësimin e 12 kritereve për marrjen e statusit në vjeshtë. Inkurajojmë udhëheqësitë politike të majta e të djathta në Shqipëri, që të gjejnë mendjehaptësinë dhe urtësinë për të vendosur interesat kombëtarë si parësorë duke zgjeruar aftësitë, hapësirat dhe vullnetin për mirëbesim, bashkëpunim e bashkërendim në funksion të një marrëveshjeje e strategjie të madhe kombëtare, plotësimin e 12 kritereve te vendosura nga BE. Nuk duhet humbur asnjë ditë, asnjë orë, thuhet në njoftimin për shtyp të Lëvizjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›