Pavarësia e SHBA- së, Panariti uron Clinton- in
Tiranë- Me rastin e 236 vjetroit të pavarësisë së SHBA- së, sekretarja e shtetit Hilary Clinton ka marrë urime edhe nga ministrui shqiptar i Jashtëm, Edmond Panariti.
Në mesazhin drejtuar Clinton thuhet se ai e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga administrata amerikane dhe personalisht nga zonja Klinton për reformat në Shqipëri. Më tej ai ka thënë se shqiptarët janë krenarë që qëndrojnë përkrah SHBA- së, ndërsa është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më mirë se kurrë më parë.
Gjithashtu Panariti thekson se falë partneritetit Shqipëri- SHBA, janë marrë një sërë hapash për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.