Katastrofat natyroredëshmi e ngrohjesglobale
Përmbytjet në Kinë dhe Pakistan, temperaturat e larta në Rusi, përmbytjet në SHBA dhe në Europë kanë një fajtor të vetëm dhe duket se është ngrohja globale. Gazeta prestigjioze amerikane New York Times ka pyetur disa nga shkencëtarët më të njohur të SHBA për arsyen e gjithë këtyre katastrofave në një kohë kaq të shkrurtër kohore. Përgjigjja e tyre ka qenë pikërisht se klima po ndryshon. Sipas shkenctarëve amerikanë është vënë re që katastrofat janë shtuar në mënyrë të frikshme si në numër dhe në intensitet.
Prej vitesh, Rusia ka qenë një nga kundërshtuesit kryesorë të ngrohjes globale, por tashmë që vendi është në flakë duket se do të ketë një ndryshim të mendimit dhe nga ana e qeverisë ruse. Vetë presidenti Medvedev tha se fatkëqësisht ajo cka po ndodh në Rusi është tregues i ndryshimeve klimatike.
Nëse bota nuk do të ishte duke u ngrohur, atëherë variacionet e motit do të shkaktonin njëlloj si temperature rekord të larta ashtu dhe të ulta. Por ndërkohë temperaturat e ulta nuk kanë patur të njëjtën ecuri, gjë që e bën edhe më të besueshme teorinë e ngrohjes globale.
Mes shkenctarëve amerikanë ka edhe nga ata të cilët e kondërshtojnë këtë teori, duke kujtuar një valë të ngjashme të ngrohti në SHBA në vitin 1930.
(e.n/news24/BalkanWeb)