E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçic: Rezoluta serbe mund tëmodifikohet

PRISHTINE- Zv.kryeministri i Serbisë, njëkohësisht ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçic vizitoi sot Manastirin e Graçanicës. Daçic mbështeti zhvillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa la të hapur mundësinë për modifikimin e draft-rezolutës serbe dërguar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por tha se nuk do të lejohen ndryshime që do të nënkuptonin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“është realiteti politik. Ju e dini që Kosova dhe gjithë Serbia ishin në okupim për shumë shekuj, është ndryshuar struktura etnike e popullsisë. Shqiptarët nuk duan të jetojnë në Serbi. Serbët që jetojnë në kushte specifike, në enklava apo në veriun e Kosovës, thjesht nuk duan të jetojnë në njëfarë shteti të pavarur të Kosovës” theksoi Daçic.

Ai shtoi se përveç interesit të popullit serb në Kosovë, Serbia duhet të ketë parasysh edhe realitetin politik pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Vizita e Daçic në Kosove u realizua në bazë të lejes së autoriteteve kosovare, për shkak të, siç thuhet, qëllimit fetar të vizitës.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›