Obama jep garanci personale për sigurinë e Gjirit të Meksikës

Floridë, 15 gusht - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka shpallur plazhet në Gjirin e Meksikës të pastra, të sigurta dhe të hapura për biznes, dhe u ka premtuar banorëve të zonës se qeveria nuk do t’i harrojë.
Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës ka filluar pas shpërthimin në platformën e naftës, jo larg bregdetit të Luizianës më 20 prill, në të cilin kanë vdekur 11 punëtorë.
Rrjedhja e pakontrolluar e naftës, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, është vendosur pjesërisht nën kontroll më 4 qershor. Vlerësohet se kjo është katastrofa më e madhe ekologjike në historinë amerikane.
Mbrëmë Obama notoi në bregdetin në Floridë dhe tha se hapësirat e bregdetit të Gjirit janë të “hapura për biznes” dhe të sigurta për turistët.
Presidenti Obama theksoi se nafta nga pusi i dëmtuar i kompanisë British Petroleum më nuk po rrjedh në Gjirin e Meksikës, por ka premtuar se administrata e tij dhe agjencitë e Shteteve të Bashkuara do ta vazhdojnë punën derisa dëmtimet të riparohen.