E Enjte, 5 Nëntor 2026

Katastrofë në Itali, 9 viktima nga përmbytjet, disa të zhdukur dhe mijëra të shpërngulur

Prej dy ditësh pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është e përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat i kanë marrë jetën të paktën 9 personave.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, mediat italiane raportojnë se dëmet janë kolosale. Evakuimet kanë vijuar edhe gjatë natës në zonën e Castel Bolognese  në Ravena, ku ka pasur probleme edhe me ujin e pijshëm.

Ndërkohë rreth 50 mijë persona ka mbetur pa energji elektrike.

Po ashtu edhe Qendra historike e Lugos, është përmbytur. Aty uji ka arritur shumë se një metër lartësi.

Shkollat ​​mbeten të mbyllura në shumicën e bashkive të prekura, veçanërisht në zonat e Bolonjës dhe Ravenës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›