E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konflikt për pronat/ Goditi me levë dhe makinë fqinjin, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Një 34-vjeçar ka tentuar të vrasë fqinjin e tij në elbasan, pas një debati për çështje pronësie.

Gentian Myrto, ka goditur me automjet dhe më pas me levë, fqinjin e tij, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pasi tentoi të vriste komshiun e tij, Myrto  u largua drejt Kapshticës, ku u kap nga forcat e policisë. Ai tashme akuzohet për “vrasje te mbetur në tentativë”.

Ndërkohë që i lënduari ndodhej në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›