Katastrofë në Vlorë, nafta e ARMO-s ndot plazhin e ZVERNECIT (FOTOT)
(E PERDITESUAR) -Nafta qe ka ndotur plazhin e Zvernecit i perket kompanise ARMO. Kjo gje eshte konfirmuar nga ana e shefit te kapitenerisë së portit të Vlorës, i cili deklaroi se lënda që ka ndotur plazhin e Zvernecit është solar.
Nga verifikimet tona të para del se lënda i përket kompanisë ARMO, e cila po mbush një anije. Tani nuk e dimë nëse ka ndodhur ndonjë defekt në tubacionet që përçojnë naftën apo nga ndonjë arsye tjetër. Këtë jemi duke e verifikuar për të nxjerrë edhe përgjegjësitë thotë Anastas Godo, shef i kapitenerisë së portit të Vlorës.
Situata në plazhin e Zvernecit është bërë ditën e sotme shumë problematike, kur tonelata të tëra solari janë derdhur në bregdet duke e bërë plazhin të pashfrytëzueshëm
###
Banorët e Zvërnecit u zgjuan sot të tronditur ndërsa panë që gjithë hapësira e tyre në det ishte e mbushur plot me naftë. Në det nuk mund të hyhej, ndërsa pushuesit që kanë qenë në atë zonë, janë larguar menjëherë. Dyshohet se këtë dëm gati të pariparueshëm në detin e Zvërnecit, i konsideruar kohët e fundit një nga perlat e qytetit bregdetar të Vlorës, e ka shkaktuar një anije që ka qenë aty pranë. Banorët e zonës u shprehën të revoltuar, por deri në mesditë, pavarësisht se situata është evidentuar që në orët e para të mëngjesit, nuk ka pasur asnjë kontroll nga institucionet e mjedisit për të parë nga afër situatën dhe për të nxjerrë fajtorët përgjegjës.
Në kulmin e sezonit turistik, duket se një tentative e tillë është bërë për të ndotur qëllimisht detin e Jonit në Zvërnec.