Bojnë ”sudar”?

Nga Express më 12 korrik 2011 në ora 15:13
MC Kresha dhe Lyrical Son së bashku me DJ Drit’On kanë pësuar një aksident automobilistik, raporton portali Qendra.info
Dy reperët ktheheshin nga Ulqini ku ishin për disa koncerte, dhe gjatë rrugës kanë pësuar një aksident të lehtë.
Mësohet se asnjëri nga ta nuk ishte duke vozitur në momentin e aksidentit, por një shoqërues i tyre. Megjithatë të gjithë udhëtarët e gjendur në automjet janë jashtë rrezikut për jetë. (Telegrafi)