Kate Moss, pushime me të shoqin dhe ish të dashurin (FOTO)
Modelja e njohur britanike, Kate Moos, ka bërë një zgjedhje të çuditshme për të kaluar pushimet. Ajo ndodhet në St Tropez me bashkëshortin e vet, Jamie Hince, por edhe me ish të dashurin Jefferon Hack. Për këtë të fundit në fakt, duket se e ka bindur e bija e saj 9-vjeçare, e cila është gjithashtu për pushime me ta. Moss e ka vajzën pikërisht me ish të dashurin dhe ndaj e ka ftuar 41-vjeçarin, me të cilin ruan ende një marrëdhënie të mirë. Dhe, nga fotot e mëposhtme duket se edhe burri i saj ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me ish të dashurin e Moss, duke qenë se janë fotografuar edhe duke u përqafuar. Ndërkohë, pavarësisht faktit se është me vajzën 9-vjeçare, Kate thuhet se nuk i është ndarë alkoolit dhe cigareve të shumta.




