E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në UET: Kjo qeveri nuk ka arritur ti hapë rrugë punësimit. Uroj që të kemi rotacion politik

Topi UETKryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ishte i ftuar në Universitetin Europian të Tiranës në ciklin Lider në Auditor.

Tema që ai trajtoi ishte Politikat e punësimit për të rinjtë. Është e vërtetë se vendi dhe bota po kalon në një krizë të vështirë ekonomike, por për Shqipërinë kjo është më shumë pasojë e paaftësisë së politikës dhe institucioneve, u shpreh Topi. Qeveria e sotme ka mbetur në klasë pasi nuk ka arritur ti hapë rrugë punësimit.

Më tej kryetari i FRD u ndal edhe në një problem tjetër shqetësues që lidhet me punësimin e të rinjve: Një problem tjetër është se politika në administratë rekruton vetëm militantët e saj. Pra, nëse nuk je pjesë e partisë, nuk punësohesh dot në administratë. Kjo ndodh në sektorin publik, në sektorin privat, qeveria i trajton bizneset në mënyrë të diferencuar, ajo i sheh të rinjtë vetëm si kontingjent zgjedhor.

Topi u bëri thirrje të rinjve të jenë më të vëmendshëm ndaj programeve zgjedhore, pasi ky parlament duhet të jetë më i mirë se ai që shkoi. Një parlament që të prodhojë një qeveri që të duket më pak e të punojë më shumë dhe jo një qeveri që merret vetëm me debate politike. Uroj që Shqipëria të ketë një rotacion politik dhe të ndahet nga politika e personalizimit, që të ndërrohet uji dhe mos të jetojmë në një kënetë ku kemi akoma të njëjtët ministra e politikanë, tha ai.

Pas fjalës së tij, Topi iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe të stafit pedagogjik. Topi theksoi faktin se forcimi i institucioneve të shtetit do të mund të garantojë një klimë më të mirë për biznesin dhe për rrjedhojë rritje të punësimit të të rinjve dhe të rejave shqiptare./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›