Kate Winslet, heroinë në një incident zjarri
Aktorja Kate Winslet është gjendur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një skenë të ngjashme me filmat, por që ka qenë e vërtetë. Në vilën e miliarderit Richard Branson, ku ka qenë së bashku me djalin dhe bashkëshortin, ka rënë një zjarr gjigand, që mund të ishte fatale.
Aktorja ka mundur që të shpëtojë, por jo vetëm kaq. Ajo ka shpëtuar edhe mamanë 90-vjeçare të Branson, e cila nuk lëvizte dot për tu larguar. As vet Winslet nuk do ta besonte që do të bëhej heroinë në një situatë reale, jo vetëm në film.