E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruajnë kokën për tu solidarizuar me Çavez

Mbështetës të presidentit venezuelian, Hugo Çavez, kanë rruajtur kokën, në shenjë solidariteti me presidentin e tyre, që është diagnostifikuar me kancer. Në mesin e atyre që kishin rruar kokat ishte edhe një femër.

Qindra mbështetës të tij janë lutur dhe kanë kënduar në një ceremoni publike të transmetuar nga televizioni shtetëror. Çavez, i cili ka dëgjuar një këngë kishtare të kënduar nga ta, ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë ata që po i japin mbështetje në luftën e tij me sëmundjen.

Jemi të krishterë, Krishti na bashkon, ka thënë Çavez. Ai u ka thënë atyre se ndoshta do ti duhet edhe një raund i tretë i kemoterapisë, duke thënë se shpreson se gjendja më e vështirë tashmë është kaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›