Shqiptaret e Universit
89 garuese të “Miss Universe 2011” kanë filluar përgatitjet për të marrë pjesë në garën e bukurisë “Miss Universe 2011”, në mesin e tyre edhe dy bukuroshe shqiptare.
Xhesika Berberi dhe Afërdita Dreshaj do të jenë dy bukuroshet që do ta përfaqësojnë bukurinë shqiptare në këtë eveniment.
Përderisa Berberi do të përfaqësojë Shqipërinë, Kosovën këtë vit do ta përfaqësojë bukuroshja, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj.
Sa i përket zgjedhjes së Dreshajt për përfaqësim të Kosovës në këtë ngjarje, vitin e kaluar ishte thënë se ajo ishte zgjedhur me një proces jo të rregullt pasi që para se të mbahet spektakli ajo ishte deklaruar si fituese.
Sivjet pritet që të këtë një gjysmëfinale dhe një finale. Spektakli do të fillojë muajin tjetër (shtator), përderisa misi që do të zgjidhet do të udhëtojë në të gjithë botën për të promovuar paqen. Pjesa finale e spektaklit që do të mbahet më 12 shtator, pritet që të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin amerikan NBC.
“Miss Universe 2011” sivjet ka edhe një veçanti. Gjithë adhuruesit e këtij spektakli do të mund të votojnë për bukuroshet e tyre të preferuara. Në bazë të votave, ato edhe do të renditen në gjysmëfinale.
Kjo është hera e parë në histori të kësaj gare bukurie që mbahen votime online, ku nga votimi do të varen edhe votat e jurisë. Sa më shumë vota që do të këtë për garuese në gjysmë finale aq më mirë do të jetë për to. Votuesit mund të votojnë në faqen www.missuniverse.com dhe www.nbc.com, duke zgjedhur bukuroshet që ata i preferojnë.
Votimi do të jetë hapur deri më 12 shtator, kurse përdoruesit mund të votojnë nga një e-mail adresë 10 herë në ditë. Të drejtë votimi kanë personat mbi moshën 16-vjeçare, ku mund ta bëjnë këtë në butonin të hapur enkas për këtë punë.
Ky është edicioni i 60-të që mbahet ky eveniment, përderisa në këtë garë pritet që të garojnë 89 bukuroshe nga 89 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova.
Gara e “Miss Universe”, që tani sponsorizohet nga pasaniku Donald Trump nga viti 1990, filloi për herë të parë të mbahet në SHBA, në vitin 1960, por shumë pak kishte bukuroshe për shkak se më shumë e përcillnin Miss Botën.
Por, tani “Miss Universe” është gara më e madhe dhe më e shikuar në televizion, sa u përket garave të bukurisë dhe përcillet nga më shumë se 600 milionë njerëz në mbarë botën. Fotograf zyrtar i këtij evenimenti është fotografi shqiptar, Fadil Berisha.
Dragusha, më e suksesshmja
Shqiptarja më e suksesshme në këtë eveniment vazhdon të jetë Marigona Dragusha, Miss Universe Kosova 2009. Ajo ishte renditur si përcjellësja e dytë e “Miss Universe 2010”, që i bie e vendi i tretë nga vajzat më të mira të Universit. Por, përpos që e ka fituar një kontratë me “Donald Trump Models”, për suksesin e mëtejmë i Dragushës, shumë pak dihet.
Martini, më e përfolura
Por, shqiptarja që është përfolur më së shumti nga mediat, madje edhe ato botërore dhe që kanë marrë pjesë në këtë eveniment është modelja dhe bukuroshja shqiptare, Angela Martini. Martini kohëve të fundit ishte përfolur si e dashura e Kaney Westit, ndërkaq Craig David ishte mahnitur me bukurinë e saj. Por, ajo është edhe e përjashtuara nga “Elite Model Menagment”, si një person që ka paguar për të përhapur thashetheme nëpër media.