E Diel, 1 Nëntor 2026

Kate Winslet mund të jetë e rrezikshme në 3D, kinezët e censurojnë

Kate Winslet në "Titanic"

Në 100-vjetorin e tragjedisë së Titanikut, kinematë në mbarë botën po shfaqin filmin e krijuar nga James Cameroon 15 vite më parë.

Por kinezët kanë vendosur të censurojnë skenat më të bukura.

Për shkak të fuqisë reale të teknologjisë 3D, duke marrë në konsideratë faktin se shikuesit mund të zgjasin duart për të prekur dhe të shqetësojnë njëri-tjetrin, kemi hequr skenat nudo nga filmi Titanik.

Kjo bëhet në respekt të harmonisë etike e sociale, thuhet në shpjegimin grotesk që autoritetet kineze kanë dhënë për heqjen e skenës ku Xheku (Leonardo DiCaprio) pikturon Rozën (Kate Winslet) lakuriq në kabinën e transatlantikut fatkeq.   / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›