Arvizu: Boshllëku i besimit mes palëve, shkaku i humbjes së statusit

Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu
Gjatë vizitës së sotme në Elbasan, ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksander Arvizu, u shpreh se klima e mosbesimit që ekziston mes palëve politike në vend është shkaku kryesor që e ka bërë Shqipërinë të paaftë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.
Duke komentuar situatën e krijuar dje në Kuvend, Arvizu u shpreh se mënyra sesi u mbulua pozicioni vakant që ishte lënë nga zonja Seseri, ishte më e mirë se mënyra sesi u mbulua pozicioni bosh për anëtarin e KLD-së. Dhe ajo që dua të them në fakt është se ka një boshllëk, një boshllëk sa i përket besimit mes palëve. Dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës veçanërisht për krizën politike që po zhvillohet dhe kontribuoi direkt në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. / G.N.