E Diel, 1 Nëntor 2026

Kate, nëna me stilin më frymëzues

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton, është emëruar si ikona nënë me stilin më frymëzuese, duke lënë pas Angelina Jolie dhe Kim Kardashian.

Pavarësisht se Kate u bë nënë vetëm dy javë më parë, stili i saj tashmë është zgjedhur më i miri unanimisht.

31 vjeçarja doli e para në një sondazh të realizuar nga web faqja FashionPerks, e cila pyeti klientët që të votojnë për stilin më frymëzues të nënave të famshme.

Catherine dhe bashkëshorti i saj Princi William mahnitën botën me veshjet e tyre me ngjyrën e lehtë blu kur prezantuan për herë të parë djalin e tyre më 23 të muajit të kaluar.

Veshja e Kate për paraqitjen e saj të parë publike si nënë ishte krijuar nga disenjatorja britanike Jenny Packham.

Është e mahnitshme se sa me dashuri e mbanë në zemër publiku britanik Dukeshën e Kembrixhit. Ajo është bërë nënë për pak javë, dhe njerëzit mezi e kanë parë një paraqitje të saj që pas lindjes së fëmijës, por njerëzit ende bazohen në shembullin e saj si frymëzim, ka thënë Max Bramwell, një zëdhënës i faqes që ka zhvilluar sondazhin.  P.K

kate

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›