Nishani:Kuvendi i ri mblidhet në 9 shtator
Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar sot mbledhjen e legjislaturës se re të Kuvendit të Shqiperisë.
Kuvendi i ri, dalë nga votat e 23 qershorit do të mblidhet në daten 9 shtator në orën 18.00.
Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00- shkruhet në dekretin e kreut te shtetit./A.XH