Kate viktime e fyerjeve ne shkolle

Nusja e ardhshme e princit William ka qenë viktimë e fyerjeve nga bashkëmoshataret e saj. Asokohe prindërit e saj vendosën që ta largonin nga shkolla që frekuentonte drejt një vendi më të qetë.
Shkolla për të cilën bëhet fjalë ishte prestigjiozja 'Down House', një prej shkollave private më të mira në Angli, që frekuentohet nga vajza të aristokracisë angleze. Në moshën 13-vjecare Kate takoi një grup vajzash të cilat e poshtëruan me shaka të pahijshme, duke i vendosur jashtëqitje në shtratin ku flinte.
Këtë espisod të jetës së Kate e tregon libri me titullin 'Kate Middleton', i shkruar nga Sean Smith, autor i shume biografive të tjera. Libri do të publikohet pak ditë pas dasmës mbretërore që do të zhvillohet më 29 prill.
Jessica Hay, një prej mikeve të Kate, tregon se princesha e ardhshme i kishte rrëfyer se periudha që kaloi në Doën House ishte e tmerrshme dhe skandaloze. "Ato vajza ishin të tmerrshme, i fshihnin jashtëqitje në shtrat dhe ishte viktimë e fyerjeve të shumta", thotë Jessica. Sipas saj 13-vjecaret sulmuan Kate-n, sepse ajo ishte perfekte, një njeri shumë i mirë dhe ndoshta më shumë e këndshme sec duhet. Po ashtu Kate ishte një person jo i aftë të mbronte veten dhe këtë pikë të dobët ato ia gjetën dhe ia shfrytëzuan.
Pasi kaloi këtë periudhë të hidhur në "Down House", Middleton përfundoi studimet në Marlborough College me nota të shkëlqyeshme dhe më pas nisi të studiojë Histori Arti në St Andreës University, ku takoi edhe princin William.