E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsey Lohan rikthehet ne qeli

Lindsey Lohan do të shohë sërish muret e qelisë, pasi është dënuar me 120 ditë burg për vjedhjen e një gjerdani në një dyqan bizhuterish në Venice Beach të Los Anxhelosit.

Gjithashtu, aktores 24-vjecare do t’i kërkohet të kryejë 480 orë punë të detyruar, e cila do të jetë në shërbim të komunitetit.

Dënimi i gjykatës u dha ditën e djeshme dhe menjëherë Lohan është marrë nën mbikëqyrjen e policisë.

Avokatët e saj kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin dhe për këtë ajo mund të lirohet kundrejt një dënimi financiar prej 75 mijë dollarësh.

Për Lohan ky është dënimi i katërt që nga viti 2007. Ajo është ndaluar disa herë nga policia për përdorim droge dhe për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›