Të shpëtojmëVarrezat e Rrmajitnë Shkodër!
TIRANE- Jeta dhe vlerat e Varrezave të Rrmajit në Shkodër, përcillen prej një njohësi mjaft të mirë të tyre. Artan Shkreli rendit njëra pas tjetrës, arsyet përse ato duhet të ruhen nga Instituti i Monumenteve dhe nga Bashkia, ndërkohë që bën krahasime me varrezat të kësaj natyre jashtë vendit...
Në pranverë të 1995-ës, me time shoqe e dy miq të vjetër pata bërë një vizitë në varrezën e njohur të Pere Lachaise në Paris. Për hir të s'vërtetës shtysa për vizitën në atë varrezë ish një peng imi i kahershëm i rinisë së parë: Jim Morrisoni. E dija se qe varrosur aty që kur vdiq në 1971-shin dhe kjo shtimje e tij në atë dhé, larg Amerikës, kish qenë një përjashtim i bërë veç për yllin e blues-rockut psikiadelist, pasi varreza asokohe qe shpallë e mbyllur. Vendin e gjetëm lehtë, mjaftoi ti binim pas fluksit të idhujtarëve të Morrisonit. Një polic vendroje pranë varrit desh më konfiskoi kasetën e filmimit duke ulëritur: "Pas de video!". Nuk kish shumë kohë që varrit i qe grabitur busti i Jim-it, e ky profanim kish vënë në lëvizje policinë e Parisit. Meqenëse në hyrje blemë një fletë-palosje të varrezës, bëmë më pas një shëtitje "historike" në hapësirën e madhe të varrezës-park duke kundruar monumentet funerare kushtuar Balzakut, La Fontenit, Bizesë, Molierit, Piafit, Delakruasë etj. Tek varri i Oscar Wilde-it dikush kish shkruar me dorë "Siamo tutti nella merda, ma qualcuno di noi guarda le stelle!.
Nuk e harroj atë frazë të goditur… e kur e kujtoj sot, duket e shkruar për këtë vendin tonë ku ngjan vërtetë se jemi të gjithë "nella merda", por që ka edhe ndonjë si Dom Nikë Ukgjini që mbërrin me i pa yjet. E një ndër këto yje, që syri i shumkujt nuk ia del me i këqyrë, është Varreza e famshme katolike e Rrmajit ne Shkodër.
I dhënë prej kohësh pas albanologjisë, Dom Nika është ndër të paktët që me kurajo civile po i rreh tupanat e alarmit për rrezikun që i kanoset njerit prej siteve monumentale më meditative të Shqipërisë: Varrezës së Rrmajit në Shkodër. Kjo varrezë kërkon një ndërhyrje rregullarizuese sa urgjente aq edhe kriteriale; një ndërhyrje me karakter mbrojtës e restaurues të nyjëtuar në disa faza - ndër të cilat hartimi me shpejtësi i skedarit përkatës, pasi koha gërryen dhe informacioni i çmuar që ndodhet aty humbet përditë. Varreza në fjalë është unike për llojin e saj në krejt Shqipërinë. UNIKE, qoftë nga pikëpamja historike, qoftë nga ajo mjedisore, e gjithaq për nga aspekti monumental.
Opinioni publik shqiptar u habit jo pak kur mori vesh për ekzistencën e asaj varreze integrale që i kish bërë ballë shekullit të XVIII, XIX dhe XX, e që tash në shek XXI ende qëndronte me dinjitet në këmbë, duke na dëshmuar e na fshikulluar njëherit me shpalimin e ekzistencës së një kulture të njinjishme paneuropiane në Shkodër (në shek XIX-XX), të një kulture e respekti ndaj të shuarve, të cilën ende sot pas një shekulli nuk po mundemi me e mbërritë. Në kakofoninë e alarmeve të rreme, kushtrimi i Dom Nikës don marrë shumë seriozisht dhe don mbështetë fort jo vetëm nga IMK dhe Bashkia Shkodër, por nga mbarë shoqëria shqiptare. Sot vazhdimisht flitet për gjurmët tona identitare, për varret e etërve dhe gjyshërve tanë, bëhet be e rrufe për eshtrat e tyre, për vendet e shenjtëruara nga kujtimi i burrave e grave që bënë Shqipërinë e që e ruajtën genin tonë nga tjetërsimi, por përposë këtij aksioni fjalaman nuk bëhet thuajse asgjë për mprojën e atyre pak dëshmive që i kanë rezistuar kohës. Varreza e Rrmajit, nuk është vetëm një fakt gjuhësor (sikundër është trajtuar ndër libra deri më sot), ajo sigurisht që ka më tepër rëndësi për historinë e Shqipërisë se sa ka emri i saj, e i krejt Fushës së Rrmajit, për historinë e gjuhës shqipe. Në pikpamje urbanistike, për periudhën e ngjizjes së qytetit post-osman, ajo ka rëndësi të dorës së parë në formimin e idesë mbi formulimin e varrezës urbane në hapësirën shqiptare; ndofta edhe më tepër rëndësi se vetë lagjia "në mbrojtje" e G'juhadolit ka për thurjen urbane të qytetit shqiptar në shek XIX-XX. Gjithashtu, në rrafshin antropologjik-kulturore shqiptar, Varreza e Rrmajit është e vetmja në vend, e cila ruan në vijimësi edhe mënyra paramesjetare e mesjetare të varrosjes në katakombe e varre familjare të mirëpërcaktuara. Veç tjerash, ajo strehon monumente të mirëfillta arkitekturore, në stile të një larmie që thuajse nuk e ndesh më në faqe të qyteteve tona - sikundër manierizëm, neoklasicizëm, jungendstil, racionalizëm e kështu me radhë, deri tek prirjet e futurizmit artistik. Teknikat e ndërtimit të tyre luhaten nga traditat vernakulariste të ngjitjes së lastrave me plumb e deri tek procedurat moderne të kapjes së mermerit me prixhonjerë guri; e sa për arsenalin e materialeve të përdorura, ajo vërtet nuk ka shoqe në vend: bazalte, arenare, porfide, granite siriane, mermere carrara, gurë lokalë, qelqe murano me ngjyra prej Venediku, hekur të rrahur me motive të artit nouveau e deri betone të derdhura në kasaforma të ndërlikuara me dizajne të rafinuara e origjinale. Nëse ka një dëshmi të artit ndërtimor, të ngritur në nivel qytetar, ai ndodhet padyshim në monumentet funerare të Varrezave të Rrmajit në Shkodër.
Në një shkrim të z. Kaloçi, të dhjetorit 2002, theksohet se "në Varrezën e Rrmajt, prehen eshtrat e shumë prej familjeve më fisnike dhe aristokrate të atij qyteti të lashtë me një histori krejt të veçantë dhe unikale jo vetëm të Ballkanit, por dhe më gjerë. Ndër to mund të përmenden varrezat familjare të Serreqve, Sumajve, Shirokajve, Marubëve, Muzhanëve, Darragjatëve, Dedjakupëve, Koliqve, Jubanëve, Ingrisëve, Jakovëve, Picëve etj. Përveç atyre varrezave familjare, aty ndodhen edhe disa varreve të tjera ku prehen njerëz të shquar të atij qyteti të cilët kanë bërë emër të madh edhe në historinë e Shqipërisë. Ndër ato varre bie në sy ai i Hil Mosit, Pjetër Marubit, Kol Idromenos, Pjetër Gacit, Kolë Gurashit, Ndre Zadejës, Gaspër Palit, Dr. Frederik Shirokës etj.".
Ky përqëndrim familjesh zanafillore të qytetit dhe personaliteteve të rëndësishme të historisë së Shqipërisë kë bërë që prestigji në popull i kësaj varreze të jetë njimend i madh, e kështu ka ngjallë një trysni në rritje për përdorim të saj, trysní e cila nëse nuk kontrollohet do e dëmtojë përfundimisht atë. Varreza e famshme ka sot nevojë për një hulumtim të mirfilltë studimor, një katalogim dhe skedim të plotë të përbërësve të saj: parcelave, familjeve, monumenteve, pemëve, elementeve të kishës mortore a kapelës funebër - gjë që nuk është bërë aspak që prej 2007-ës, vit kur ajo u vu në mbrojtjen e IMK-së nga ana e ministrit Pango. Misteret dhe të fshehtat e saj shpesh janë befasuese. Kohë më parë një shkrim i z. Fritz Radovani dëshmonte mbi ekzistencën e eshtrave të At Gjergj Fishtës në atë mjedis - varrosur në fshehtësi të plotë - brenda një thes cimentoje komunale - e kështu, vërehen në traditën rrëfenjase apo në faktet dokumentare edhe sa e sa fakte të tjera, të rëndësishme a dytadorase, që mbeten ende për tu hulumtuar. Mund të bënim me këtë rast edhe një paralelizëm me varrezën Pere Lachaise, e cila ruan një element që e bën shënjestër pelegrinazhi paneuropian: pllakën përkujtimore, mbi murin e saj, ku u pushkatuan Komunarët e Parisit (mur des Fédérés) e qe u varrosën po aty. Kështu edhe varreza jonë, në pjesën e pasme të saj, nga ana e lumit Kir, ruan fatalisht murin ku u pushkatuan e u varrosën prej komunistëve sa e sa qytetarë e klerikë shkodranë. Për një mendje të shëndoshë do të mjaftonte vetëm ky element për ta shpallë atë monument kombëtar dhe vend të përvitshëm pelegrinazhi e devocioni. Aq të rëndësishme janë këto vende devocioni për popujt e qytetëruar, saqë seksionet europiane të ICOMOS-it kanë kohë që janë angazhuar në ruajtjen e varrezave monumentale të qyteteve të Europës, ku shembujt më të shënuar janë ato të Pere Lachaise në Paris, Zentralfriedhof-it në Vjenë apo Highgate Cemetery në Londër. E jo vetëm në Perëndim, e njëjta gjë ngjan edhe në Lindje me varrezat historike (nënvizoj këtu Shën-Pjetersburgun e largët ku enti i monumenteve po dokumenton çdo varr monumental pranë kishave historike të qytetit). Jo rastësisht, vëmendja e organizmave shkencore europiane që merren me ruajtjen e memories historike e monumentale, dhe që mëtojnë përjetësimin e kësaj specifike, u koagulua në nëntor të 2005-ës kur Komiteti Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve organizoi në Mynih një ndër tubimet më të rëndësishme me temë "Kultura e varrezave urbane nga periudha e Iluminizmit deri ne shek XX". Qëllimi i tubimit ishte ekzaminimi i gjithanshëm i varrezave të mëdha urbane të Europës - konsideruar si shprehje e vetëdijes së borgjezisë së re, ose dhe e grupeve të veçanta (artistë, shkencëtarë, politikanë etj), por edhe dokumentimi i produkteve arkitekturore e estetike (p.sh. modelet në monumente dhe varre, apo materialet e reja dhe metodat e prodhimit; për të mos folur pastaj për rëndësinë e skulpturave funerare dhe skulptorëve të veçantë). Konferenca u ndal në mënyrë të posaçme në problemet e sotme të ruajtjes dhe restaurimit të kësaj trashëgimie. Në këtë pikepamje, të thuash sot se interesimi shoqëror dhe institucional shtetëror për mirëmbajtjen kriteriale të Varrezave Historike të Rrmajit është sui generis, dëshmon, në rastin më të mirë, një injorancë strukturore (të kujt e thotë), e në rastin më brengosës, dashakeqësi e racizëm fanatik ndaj një komuniteti me kontribut të patjetërsueshëm identitar, komunitet që ka kontribuar ndofta më fort se kushdo tjetër në dhënien e një identiteti europian Shqipërisë Moderne që po lindte. Parë kështu, ruajtjen e këtij Siti Monumental ne shqiptarët nuk ja kemi borxh qytetit verior, ja kemi borxh vetes sonë, e prandaj t'i bashkohemi shqetësimit të ngritur nga Don Nikë Ukgjini e të shpëtojmë sa nuk është tejet vonë Varrezat e Rrmajit në Shkodër!
(Shkrimi eshte botuar me 21 prill 2011, ne Gazeta shqiptare)