E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Bylisi mund Flamurtarin

Flamurtari humbi dje nje shans te arte per tu shkeputur nga ndjekesi me i afert Skenderbeu qe barazoi te shtunen me Besen ne Kavaje. Skuadra e Gugash Maganit humbi dje ne stadiumin Adush Muca te Ballshit perballe Bylisit vendas qe duhet thene zhvilloi nje loje te rende qe per asnje moment nuk u ndeshkua nga kryesori Kridens Meta.

Kronika

Ashtu sic ishte parashikuar fusha e Ballshit konfirmohet nje makth i vertete per Flamurtarin qe nuk ka arritur te fitoje asnjehere kete sezon si ne kampionat ashtu edhe ne kupe. Macja e zeze e kuqezinjve ka qene pikerisht nje vlonjat sulmuesi Fjodor Xhafa i cili ka qene i vetmi qe ka mundur te mposhte nje Mocke ne forme te shkelqyer vetem ne minuten e 89-te. Ne fillim ndeshja nisi vrullshem dhe Bylisi agresiv kerkoi te surprizoje Flamurtarin. Mocka nuk lejoi Dimon qe i shkoi shume prane golit ne dy raste ndersa ne nje tjeter Abazaj i vetem me te gjuajti fluturimthi jashte kuadratit. Qe nga ai moment Flamurtari u kunderpergjigj me dy raste te Plakut por Frasheri u tregua ne lartesine e duhur duke mbrojtur porten e vet. Pas pak minutave loje u regjistruan edhe incidentet e para ne fushe. Pikerisht ne minuten e 6-te Soza nderhyri rende ndaj Lenes por kryesori nuk ndaloi lojen. Me pas ne fraksionin e dyte te takimit Flamurtari u hodh i teri ne sulm. Veliu i dha nje siguri me shume paravijes se Flamurtarit qe u rrezikua pak me shume me aktivizimin e Uashingtonit. Bylis me futjen ne fushe te sulmuesit me ngjyre u be edhe me i rrezikshem. Ne nje moment Dimo ne sparkate demton nje nga vlonjatet dhe kaq u desh qe te shpertheje nje sherr masiv ne fushen e lojes. Gjyqtari nuk dha asnje karton per futbollistet por te kuqin e nxorri per trajnerin Gugash Magani qe u fut ne fushen e blerte. Situata u tensionua edhe me shume pasi lojtaret e Bylisit nuk i kursyen takat e tyre. Keshtu der ne fund te ndeshjesh vendasit nxorren dhe golin me ane te nje vlonjati Fjodor Xhafes.

Magani Jam i irrituar me situaten

Ajo e djehsmja ishte humbja e gjashte e Flamurtarit per kete sezon. Pas ketij rezultati trajneri i kryesuesve te Superliges Gugash Magani hodhi akuza te ashpra ndaj gjyqtarit kryesor Kridens Meta nderkohe qe ky i fundit e kishte nxjerre me karton te kuq peqinasin ne minuten e 52-te. Ne konferencen per shtyp pas ndeshjes ish-trajneri i Shkumbinit Magani tha se skuadra e tij luajti kunder 14 lojtareve te Bylisit duke aluduar per rolin e gjyqtareve. Nuk mund te vazhdohet keshtu me kete futboll. Jam i irrituar shume me situateen - tha Magani skuadra e te cilit ka tani 3 pike me shume se Skenderbeu i vendit te dyte. Ne fakt ndeshja Bylis-Flamurtari nuk i shpetoi nderhyrjeve te renda midis lojtareve ku spikaten ata vendas.

Kategoria Superiore

Java e 24-t

Te premten

Shkumbini-Laci 2-5

Kuli 12 11m Gerbovic 67/ Dragicevic 37 39 53 Selimi 48 Hysa 78

Te shtunen

Besa-Skenderbeu 0-0

Teuta-Vllaznia 0-0

Kastrioti-Tirana 2-0

Alvizh 63 Ikong 76

Dinamo-Elbasani 3-1

Ferraj 36 Brkic 38 Martinena 87 / Kacollja 89

Te dielen

Bylis ndash Flamurtari 1-0

Fjodor Xhafa 89

RENDITJA

Nd. Pike

1 Flamurtari 24 52

2 Skenderbeu 24 49

3 Vllaznia 24 43

4 Laci 24 37

5 Dinamo 24 36

6 Tirana 24 34

7 Kastrioti 24 29

8 Shkumbini 24 29

9 Teuta 24 28

10 Bylis 24 24

11 Besa 24 23

12 Elbasani 24 12

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›