E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Vjenes Salihi i jep fitoren Rapidit

Sulmuesi shqiptar shenoi golin e fitores ne minuten e 72-te. Per shkodranin ky ishte goli i 13-te sezonal

Per 13.100 shikuesit qe ishin dje prezent ne Generali Arena sfida midis Austrise dhe Rapidit te Vjenes ishte nje Deacutejagrave vu. Themi keshtu pasi si derbin e kaluar ate qe u zhvillua ne 28 nentor te 2010-es ashtu edhe dje deciziv ishte nje gol i Hamdi Salihit. Muaj me pare shkodrani realizoi ne minuten e 51-te nderkohe qe kesaj radhe shkodrani vendosi gjithcka ne minuten e 72-te.

3 ne 7-te

Edhe pse nuk ka kishte pwr asnje moment besimin e teknikut Peter Pakult Hamdi Salihi ka ditur se si te fitoje vendin ne formacionin e pare. Dje ai nisi per te 13 here takimin nga fillimi pasi pikerisht nje jave me pare shenoi dy gola po me vlere tre piket ndaj Riedit ish skuadres se tij. Tashme shkodrani eshte kthyer ne piken kyce te skuadres se Rapidit qe me fitoren e koleksionuar dje arriti qe te ngjitet ne vendin e peste te Bundesliges Austriake. Tashme vetem pese pike e ndajne skuadren e Salihit nga dy ekipet e kreut Red bull Salzburg dhe Austria e Vjenes. Keshtu shkodrani brenda shtate ditesh ka arritur qe te shenoje plot tre gola. Sa i perket takimit te djeshem duhet thene se Salihi u zevendesua ne menyre simbolike nga Pakult ne minuten e 90-lsquote. Shkodrani mes duartrokitjesh i la vendin Trimelit.

Histori

Me golin qe shenoi ne minuten e 72 Salihi vendosin fatin e derbit numer 296-te midis dy skuadrave te Vjenes. Salihi perseriti keshtu skenarin e 28 nentorit te 2010-es ku Rapidi i tij fitoi po 1-0 dhe po me nje gol te tij. Per Rapidin kjo ishte fitorja 124 ne derbin e kryeqytetit Austriak.

Topciu

Hamdi Salihi eshte nje nga tre sulmuesit me prodhimtare ne Bundesligen Austriake. Mw mirw se shkodrani ka bwrw vetem Roman Kienast. Sulmuesi i Sturm Graz ka shenuar deri mw tani 14 gola. Ndwrkohw qw edhe nw kuoten e 13 golave pervec Salihit eshte edhe Roland Linz i Austrisw se Vjenes. Sa i perket sezonit te kaluar duhet thene se Salihi ka shenuar 15 gola ne 23 ndeshje me Rapid nderkohe qe tani ka shenuar 13 gola ne 23 ndeshje por ka shenuar edhe pese gola ne Kupen e Austrise.

Salihi Nuk kam fjale per te pershkruar emocionet

Pas takimit heroi I derbit te Vjenes Hamdi Salihi u shpreh me modesti se te dy ekipet ne fushe luajten mire taktikisht. Per mua eshte nje jave e madhe shkodrani I referohet dy golesh qe realizoi para nje jave ndaj Riedit. Tani per tani nuk kam fjale qe ti pershkruaj emocionet. Sa i perket takimit mendoj se Rapidi zhvilloi nje takim te mire. Une shperdorova nje rast te paster shenimi dhe kur me erdhi I dyti nuk u mendova dy here dhe shenova. Ne nuk kemi humbur besimin ne vetvete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›