E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas sulmit PS i shtrin doren OSBE-se Na garanto zgjedhjet

Subashi OSBE-se Te flase qarte per shkeljet e ligjit. Nuk do te lejojme qe keto zgjedhje te behen farse

Pas sulmit te drejtperdrejte per OSBE-ne Partia Socialiste kerkon ndihmen e saj per zgjedhjet e 8 majit. Pak kohe me pare kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci ne nje interviste televizive deklaroi se ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth nuk e njeh realitetin shqiptar dhe aq me pak Kodin Zgjedhor ndersa dje ligjvenesi socialist Armando Subashi kerkoi ndihmen e ketij organizimi nderkombetar per zgjedhjet e 8 majit. Sipas tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shkel hapur ligj dhe OSBE duhet te shprehet qarte per keto shkelje.

Kerkesa per ndihme

OSBE duhet te flase qarte per keto shkelje flagrante te ligjit dhe komuniteti nderkombetar duhet ta kuptoje se pa ndryshuar keto kushte smund te kete zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi - deklaroi dje deputeti socialist Armando Subashi. Kerkesa per ndihme e PS-se vjen vetem pak dite pasi kreu i deputeteve socialiste deklaroi se kreu i OSBE-se nuk e njeh realitetin shqiptar. Eumlshte nje nga funksionet kryesore qe ka misioni i OSBE-se ne Tirane te shikoje te monitoroje dhe te kontribuoje per zgjedhjet. Me vjen keq qe ambasadori i ri i OSBE-se nuk ka ardhur akoma ne Shqiperi eshte akoma ne Gjermani vend per te cilin une kam respektin me te madh. Do ti kerkoja publikisht ambasadorit qe te me jepte parametrat e Gjermanise dhe une do te isha plotesisht dakord me te. Them se ska ardhur akoma ne Shqiperi sepse akoma ska njohur ende realitetin shqiptar ska njohur realitetin ne nje parlament qe nuk funksionon qe ska asnje parameter dhe nuk eshte as ne hyrje te Bundestagut gjerman. Dhe sot e kesaj dite nuk kemi degjuar nje koment nga ky perfaqesim sepse mungon parlamentarizmi shqiptar sepse parlamenti shqiptar behet pengese per marrjen e fteses se vendit kandidat te Shqiperise - ka deklaruar Ruci. Ndryshe nga ky qendrim Subashi kerkon ndihmen e OSBE-se. Ligjvenesi i PS-se denoncoi shkeljet e ligjit sic i quajti ai te bera nga kreu i KQZ-se Arben Ristani dhe zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni. Denoncojme Arben Ristanin si shkeles te ligjit per fotokopjimin e materialeve zgjedhore te qershorit 2009 ne bodrumet e KQZ-se me qellim venien e tyre ne dispozicion te Saliut. Ato materiale zgjedhore qe iu mohuan opozites duke shkelur Kushtetuten per te mos lejuar transparencen po perdoren nga Ristani per manipulimin e zgjedhjeve qe po afrojne - tha dje Subashi. Sipas tij per te ndalur zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit Ristani i shpalli deri edhe sekret materialet zgjedhore madje per 25 vjet. Nga ana tjeter shtoi ai pavaresisht se edhe OSBE e quajti shkelje mosmbylljen e regjistrimeve te reja ne regjistrin e gjendjes civile sistemi vazhdon te mbahet i hapur nga Poni per llogari te Saliut. Poni dhe Ristani jane te njohur ne manipulimin e zgjedhjeve dhe sot ata jane rivene ne levizje per te perseritur avazin e vjeter te Saliut. Fajin e ka Saliu si per te gjitha paudhesite e regjimit te kusarise. Por populli opozitar nuk do ti lejoje keto zgjedhje te behen nje tjeter farse si ajo e 28 qershorit 2009 - perfundoi ligjvenesi socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›