Kategoria Superiore Dinamo merr nje pike ndaj Beses

Ne stadiumin Besa te dy ekipet u ndane ne paqe 1-1. Mihani dhe Vila shenuan respektivisht per Besen dhe Dinamon
Pas Skenderbeut edhe Dinamo nuk perfitoi nga renia e Flamurtarit ne Tirane. Keshtu dy gola te shenuar ne pjesen e dyte nga nje per secilen skuader kane ndare po nga nje pike si per Besen qe mbetet e fundit ne klasifikim ashtu edhe per Dinamon qe mbetet e treta ne renditje me 24 pike nje me pak se Skenderbeu i vendit te dyte dhe kater me pak se Flamurtari i vendit te pare.
Kronika
Fillimisht shenuan vendesit me ane te Mihanit ne minuten e 52-te pas nje aksioni nga e djathta e sulmit te tyre. Do Santos i ka shpetuar mbulimit te mbrojtjes dinamovite dhe mbi vijen fundore futi nje kros tokazi per Mihanin qe i gjendur i lire te pika e penalltise ka goditur fort dhe sakte duke e shtangur portierin dinamovit Isli Hidi. Ky i fundit nuk kishte cfare te bente pervecse ta nxirrte sferen nga rrjeta e tij. Pas ketij momenti loja mori ngjyra te tjera sepse kampionet reaguan fort ne kerkim te golit te barazimit ndersa verdhezinjte kavajas nuk leshuan asnje meter ne fushe. Rastet ne te dyja portat nuk munguan por finalizimi i duhur po. Trajneri Blanko i Dinamos beri nje zevendesim duke futur ne loje edhe nje sulmues tjeter Fatjon Sefen ne vend te Muzakes jashte forme keshtu qe ofensiva e bluve te kryeqytetit u shtua edhe me shume derisa Vila me koke pas nje krosimi te ardhur nga e djathta e sulmit dinamovit nisur prej kembeve te Allmuces gjeti porten e Edvan Bakajt te Beses. Ishte minuta e 75-te dhe u barazua rezultati. Ne ate moment rinis nje tjeter beteje brenda kesaj sfide per ti rrembyer njera-tjetres fitoren. Te dyja skuadrat sulmuan vazhdimisht por goli i epersise nuk u pa. Kjo per merite te portiereve respektive Hidi qe neutralizoi nje gol te sigurt ne fund te lojes pas nje siluri te Dhembit. Gjithashtu edhe Edvan Bakaj evitoi nje gol te sigurt pas gjuajtjes se Allmuces i gjendur i lire perballe tij tek pika e penalltise. Ne kete menyre u mbyll me barazimin 1-1 kjo sfide.
Loje e ashper
Nuk ka ndodhur asnjehere ne kete sezon qe ne 6 ndeshjet e kesaj jave e 13-ta te jepen shtate kartone te kuq 1.2 kartone per ndeshje. Dy ka marre Skenderbeu Bicaj e Jolic dy Shkumbini Mancaku dhe Kuli nga nje karton Buljan i Lacit dhe nje Bega i Bylisit. Kartoni i shtate i takon Putincanit te Dinamos.
RENDITJA
Nd. Pike
1. Flamurtari 13 28
2. Skenderbeu 13 25
3. Dinamo 13 24
4. Tirana 13 21
5. Vllaznia 13 21
6. Teuta 13 18
7. Laci 13 17
8. Shkumbini 13 17
9. Kastrioti 13 14
10.Bylis 13 11
11.Elbasani 13 9
12.Besa 13 9