Xhamia e re Selim Muca-Berishes Rama na mashtroi

Kreu i KMSH-se takon Berishen Skemi me besim tek Rama. Berisha Universitet per myslimanet
Komuniteti Mysliman permes kreut Selim Muca kerkoi dje mbeshtetjen e Kryeministrit Sali Berisha per ndertimin e xhamise se re ne kryeqytet ndersa shprehu shqetesimin se u mashtruan nga kryebashkiaku Edi Rama. Gjate takimit ne seline qeveritare Kryeministri Berisha siguroi z. Muca se qeveria do te mbeshtese Komunitetin Mysliman te Shqiperise per hapjen e nje universiteti te shkencave islame si dhe per ndertimin e objekteve te kultit. Z. Mucae njohu Kryeministrin me zhvillimet e fundit institucionale brenda komunitetit si dhe kerkoi mbeshtetjen e qeverise per celjen e nje universiteti. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar e njohu gjithashtu Kryeministrin me nismen per ndertimin e nje xhamie te re ne Tirane por duke shprehur skepticizmin e komunitetit per realizimin e ketij projekti z. Muca kerkoi mbeshtetjen e Kryeministrit per realizimin e nje xhamie ne Tirane. Kryeministri Berisha duke bere te qarte qendrimin institucional ndaj Komunitetit Mysliman siguroi kryetarin e ketij komuniteti per mbeshtetjen qe qeveria shqiptare i jep dhe do ti jape ketij komuniteti si ne celjen e universitetit ashtu edhe ne ndertimin e objekteve te kultit. Ne takim u permend fakti qe premtimi per ndertimin e nje xhamie ne Tirane ka qene bere edhe 5 vjet me pare nga Bashkia e Tiranes por ky premtim nuk eshte mbajtur asnjehere pasi kjo nuk ka qene deshira reale e kryetarit te Bashkise se Tirane per ta ndertuar ate. Edhe ne ate rast Komuniteti Mysliman konstatoi mashtrimin e z. Rama per ndertimin e ketij objekti. Ne fakt Tirana eshte i vetmi qytet qe ne keto vite nuk i ka krijuar aksesin e duhur Komunitetit Mysliman ne ndertimin e nje objekti kulti. Bashkia Tirane po e perdor kete premtim vetem per qellime elektorale ne prag te zgjedhjeve lokale por nuk ka vullnet real ne ndertimin e saj. Ne perfundim Kryeministri u siguroi perfaqesuesve te Komunitetit Mysliman mbeshtetjen e plote te qeverise si per celjen e universitetit ashtu edhe per ndertimin e objekteve te nevojshme te kultit duke konsideruar qe mbeshtetja e komuniteteve fetare eshte nje qendrim i vazhdueshem i qeverise.