E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Lige elsi i Ancelotit sfidon Sitin e Mancinit

Ndeshja e Stamford Bridge eshte njrea prej atyre sfidave qe permban brenda saj edhe 1001 te tjera

Blute e Karlo Ancelotit dhe Qytetaret e Roberto Mancinit do te zbresin sot ne fushe per supersfiden e javes se 30-te te Premier Liges. Ky takim qe ndryshe konsiderohet edhe si derbi Italian vlen shume kjo eshte nje ndeshje qe luhet per vendin e trete te Premier Liges. Qe nga viti 2009 qekur ish-milanisti ka marre pankinen e Celsit skuadra e Mancinit ka fituar gjithmone kunder londinezeve 3 takime 3 fitore. Ndaj sot Karlo Anceloti do te kerkoje te marre piket e para ne perballjet me mikun e tij ndonese nuk e fsheh friken e nje tjeter disfate duke pare sulmin e frikshem qe perben Sitin. Kam ndjekur dhe studiuar rivalet tane ne takimet e fundit ashtu sikurse situaten qe ka rrethuar keto dite Balotelin. Mancini eshte nje trajner i zoti dhe i ka dhene nje fizionomi Sitit ndersa Baloteli eshte nje lojtar fantastik i cili shpresoj te mos luaje kunder nesh. Nuk dua te futem ne gjestet apo gabimet e Marios por e verteta eshte qe edhe pse eshte 20-vjecar Baloteli eshte nje nga futbollistet me te forte te Premier Liges. Por ai nuk eshte i vetmi qe me frikeson pasi Karlos Tevez eshte truri dhe lojtari me i paparashikueshem i kampionatit. Argjentinasi nuk jep pika referimi dhe tashme qe ka gjetur perkrah edhe nje lsquoshtylle si Dzeko sulmi i tyre eshte me i frikshmi ne Angli. Nga ana jone te gjithe futbollistet i kam ne dispozicion dhe shpresoj qe neser sot te luajme ndeshjen tone me te mire. Titulli dhe mallkimi Mancini Nuk dua te mendoj per kreun sepse aktualisht jemi larg por gjithsesi kunder Sitit dua te rimarrim vendin e trete ne renditje. Persa i perket Mancinit eshte e vertete qe kunder tij kam humbur tri here por tashme ka ardhur ora te fitojme ne edhe pse nuk do te jete e lehte - deklaroi Ancceloti.

Djajt mundin Boltonin Arsenali merr nje pike ndaj W.B.A.

Mancester Junajtid i dha fund humbjeve radhazi ne kampionat duke arritur nje fitore te vuajtur ndaj Boltonit qe i hapi shume probleme ne ndeshjen e Old Trafford. Per ta zgjidhur kete takim mendoi i perhershmi Berbatov qe me golin e 20-te personal kete sezon i afron gjithnje e me shume djajte e kuq tek titulli i 19-te kampion. Pa Fergusonin ne pankine dje nisi te shlyeje pezullimin prej 5 javesh nga federata kryesuesit e Premier Liges nuk e zgjidhen dot rezultatin perpara minutes se 88-te kur sulmuesi bullgar erdhi nga pankina per te realizuar te vetmin gol te ndeshjes. Junajtid e perfundoi takimin me 10 vete qe prej minutes se 76-te kur Xhoni Evans doli me te kuqe pas nje faulli brutal ndaj Stjuart Holden. Ky i fundit nuk mundi dot ta vazhdonte ndeshjen. Mancesteri kerkoi dhe nje 11 metersh flagrant ndersa gjuajta e Hernandez preku doren e Geri Kahill por gjyqtari Marriner lejoi vazhdimin e lojes. Ishte Nani ai qe shkaktonte me shume probleme ne zonen e Boltonit dhe pikershit fale kembeve te mesfushorit portugez do te vinte dhe goli. Ai goditi forte dhe topi i pritur keq nga Jaskelainen u percoll ne rrjete nga Dimitar Berbatov. Nga ana tjeter ndjekesit me te afert te Mancesterit ndalen ne vetem nje barazim 2-2 perballe Uest Bromuicit. Me dy gola qe fare mire mund te quhen te dhuruar per vendasit topccinjte arriten te barazonin ne 40 minutat e dyta fale Arshavinit dhe Van Persit. Dy pike te hedhura tutje nga skuadra e Vengerit qe duhet te fitonte per ti bere presion deri ne fund djajve kryesues. Almunia ka pergjegjesine ne rastin e golit te pare qe erdhi pas vetem 3 manutash loje nderkohe qe shtypi britanik ironizon se Jens Lehman eshte duke ferkuar duart pasi ka nje tjeter shans per te veshur dorezat e titullarit edhe pse 41 vjec. Per te shtuar forcen ofensive Venger fut Shamak per Denilson duke ndryshuar skemen ne 4-4-2. Por ishte serish skuadra e Hodgsonit ajo qe goditi per here te dyte. Goli i dyte ishte nje figure e tmerrshme mes mbrojtjes dhe portierit te Arsenalit qe ne nje mosmarreveshje me njeri-tjetrin nxoren me porten bosh Odemvingin qe nuk e pati te veshtire te shenonte. Ne pjesen e dyte Arsenali shenon dy here dhe mund edhe ta kishte fituar ndeshjen ne rast se gjuajtja e Klishise nuk do te ishte ndalur nga Karson. I vetmi i kenaqur ne fund te 90 minutave ne Albion ishte vetem Jens Lehman qe duket gati per tu rikthyer ne porten e londinezeve dhe Venger eshte gati tia dhuroje kete shans.

TotenhemBejl zgjat Kontraten

Ashtu sic ishte paralajmeruar Garet Bejl e ka bere zyrtare besnikerine e tij ndaj klubit te Totenhemit. Mesfushori uellsian ka rinovuar ne White Hart Lane deri ne vitin 2015. Ai ka firmosur nje kontrate per 4 vjet e gjysme duke ua veshtiresuar keshtu punen Barcelones dhe Mancester Junajtid qe e kerkojne medoemos ne skuader sezonin e ardhshem. Talenti eshte gjithashtu ne shenjestren e Interit pas paraqitjeve te jashtezakonshme ne San Siro kete sezon te Champions-it. Garet Bejl ka mberritur ne Londer nga Sauthemptoni ne moshen 17-vjecare. Dje uellsiani beri paraqitjen e 112-te me fanellen e bardhe. Deri me tani 21 vjecari ka shenuar 17 gola.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›