Kategoria Superiore Flamurtari luan poker me Elbasanin

Kuqezinjte fituan dje ne fushen e tyre me rezultatin e thelle 4-0. Ne Durres Teuta barazoi me Kastriotin 1-1
Pas humbjes qe pesoi ne Korce nje jave me pare Flamurtari rimori perseri situaten ne kontroll dhe mundi dje Elbasanin. Me kater golat e shenuar ne stadiumin e tij ekipi i Maganit rivendosi distancat me ndjekesit me te afert Skenderbeun.
Flamurtari serish ne distance sigurie
Lideri i Superliges Flamurtari triumfoi lehtesisht 4-0 ndaj Elbasanit te vendit te fundit duke rikonfirmuar diferencen prej kater pikesh ndaj Skenderbeut ndjekes ne perfundim te fazes se dyte.
Kjo ishte fitorja e dyte me rezultatin 4-0 pas asaj te regjistruar pikerisht ndaj Skenderbeut me te cilin Flamurtarin do te ndeshet ne javen e 33-te dhe te fundit te Kampionatit te 72-te Kombetar te Futbollit.
Takimi ne Vlore ashtu edhe sic ishte paralajmeruar filloi me 30 minuta vonese ne nje shenje proteste.
Sa i perket takimit mund te themi se rezistenca e Elbasanit ne debutimin e trajneri te ri Ilirian Filja zgjati vetem 30 minuta pasi Sebino Plaku realizoi golin e pare per vlonjatet. Me pas ne fraksionin e dyte Daniel Xhafaj sherbeu per Sebino Plakun i cili dyfishoi rezultatin ne Vlore ne minuten e 70-te per fierakun ky ishte goli katert me Flamurtarin dhe i shtati sezonal . Me pas Odise Roshi dha nje asist per Daniel Xhafaj dhe ky i fundit nuk mund te mungonte me golin e tij 89 duke realizuar rrjeten e tij te 14-te sezonale. Ne minuten e pare shtese Odise Roshi u be protagonist i ndeshjes pasi fitoi edhe nje njembedhjetemetersh. Nga pika e bardhe u paraqit kapiteni i Flamurtarit Artan Sakaj qe nuk gaboi dhe firmosi keshtu pokerin kuqezi 4-0. Edhe ne javen e pare te fazes se trete e 23-ta sipas skemes se paracaktuar per ciftimet e skuadrave Flamurtari kryesues do te perballet serish me Elbasanin e vendit te fundit e serish ne Vlore.
Teuta tete ndeshje pa fitore
Teuta me dhjete vete nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 me Kastriotin ne Niko Dovana ne javen e fundit te fazes se dyte. Pas nje pjese te pare pa gola ishte qendermbrojtesi Jetmir Nino i Teutes ai qe shkaktoi nje faull ndaj sulmuesit kroat te Kastriotit Davor Piskor dhe gjyqtari Peza akordoi penallti. Gjuajtjen e mori persiper braziliano-kroati Roberto Alvizh i cili nuk fali duke u dhene avantazhin krutaneve ne minuten e 65-te. Teuta reagoi shpejt kur Bledar Hoti ekzekutoi nje goditje te lire dhe shkodrani tjeter Alsidi Tafili nuk fali duke barazuar rezultatin ne minuten e 73-te. Minutat e fundit te ndeshjes prodhuan nje skene te papelqyeshme. Portieri i Teutes Bledion Rizvani ne momentet e fundit te ndeshjes goditi sulmuesin kroat te Kastriotit Ivan Babic dhe gjyqtari Peza e ndeshkoi me kartonin e kuq. Ishte mbrojtesi i krahut te djathte Stafa ai qe veshi edhe fanellen e portierit durrsak ne ato pak minuta te mbetura. Ne kete kampionat durrsaket nuk fitojne prej tete ndeshjesh 3 barazime 5 humbje qysh kur munden Dinamon 2-1 ne Qemal Stafa me 12 dhjetor 2010.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 22
Te premten
Dinamo-Skenderbeu 1-3
Allmuca 75 /Shkembi 2 p Soza 78 84
Besa-Laci 1-2
Djarmati 91 p/ Hysa 67 Selimi 89
Te shtunen
Vllaznia-Tirana 0-0
Shkumbini-Bylis 4-2
Grbovic 31 Gjyla 63 Mustafaj 73 84/ Shoshi 44 Arbri 74
Te dielen
Flamurtari-Elbasani 4-0
Plaku 30 70 Xhafaj 89 Sakaj 91 p
Teuta-Kastrioti 1-1
Tafili 73/ Alvizh 65 p
RENDITJA
1 Flamurtari 22 49
2 Skenderbeu 22 45
3 Vllaznia 22 39
4 Tirana 22 34
5 Laci 22 31
6 Dinamo 22 30
7 Shkumbini 22 29
8 Kastrioti 22 26
9 Teuta 22 24
10 Besa 22 22
11 Bylis 22 21
12 Elbasani 22 12
Faza e trete Java 23
Flamurtari-Elbasani
Skenderbeu-Bylis
Vllaznia-Besa
Tirana-Teuta
Laci-Kastrioti
Dinamo-Shkumbini