Al Maliki u jep 100 ditë kohë ministrave për të luftuar korrupsionin

Kryeministri irakian Nuri Al Maliki, i ka dhënë 100 ditë kohë, ministrave të kabinetit të tij, që të luftojnë korrupsionin dhe të sjellin rezultate, pas një mbledhje emergjente të qeverisë. Ky urdhër vjen pas shumë javësh demostrata që kanë përfshirë vendin nga protestues të nervozuar rreth papunësisë, varfërisë, mungesës së shërbimeve bazë e lirisë dhe korrupsionit. Rreth 13 persona mbetën të vdekur nga prostesta e së premtes javën e kaluar.
Kryeministri irakian, deklaroi se do të kërkonte nisjen e hetimeve rreth vdekjes, për të qartësuar njeherë e mirë se nga kush filloi dhuna.
"Puna e çdo ministri do të verifikohet në këto 100 ditë, dhe ndryshimet do të bëhen në bazë të këtyre ndryshimeve" ka deklaruar Al Maliki.
Që nga fillimi i muajit shkurt, qindra protestues kanë marrë pjesë në një seri demosrtatash, përreth vendit, duke u justifikur me faktin se mbështesin vëllezërit e tyre në Egjipt dhe Tunizi.
Forcat e sigurisë janë përballur disa herë me protestuesit, perleshjet midis të cilëve kanë shkaktuar dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.
Ndërkohë që Human Right Watch, ka deklaruar se policia e Egjiptit duhet të tregojë përmbajtje ndaj mënyrës se si reagon ndaj protestuesve. Qeveria aktuale në Irak është formuar 8 vjet pas ndërhyrjes së SHBA-së për rrëzimin e pushtetit të Sadam Huseinit.