E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Skenderbeu mund lehtesisht Bylisin

Muzaka debuton me gol. Me tri piket e reja Skenderbeu ruan vendin e dyte

Skuadra e Skenderbeut fitoi dje bindshem ndaj Bylisit ne Korce. Ne takimin e dyte te vlefshem per javen e 18-te te Kategorise Superiore skuadra e Muces realizoi dy gola nepermjet fantazistit Shkembi dhe blerjes me te re Gjergji Muzakes.

Kronika

Ne stadiumin e Korces dje ishin perballe dy skuadra qe ne kete sezon kane objektiva krejt te ndryshem. Keshtu Skenderbeu i dyti ne klasifikim synon titullin kampion ndersa Bylisi qe mban vendin e parafundit eshte ne mes te luftes per te shmangur renien ne nje kategori me poshte.

Ne te tilla kushte por edhe nga fakti se luhej ne fushen e Skenderbeut korcaret kaluan pa shume problem kete sfide. Madje gjeten golin qe ne minuten e dyte te lojes kur kapiteni Shkembi ekzekutoi me saktesi nje penallti te akorduar ne favor te vendesve nga kryesori Laver Alla. Praktikisht ndeshja filloi me avantazhin e Skenderbeut qe luajti i cliruar ne minutat ne vazhdim. Duhet thene se skuadra e Shkelqim Muces nuk e vuri ne pikepyetje ne asnje moment trepikeshin. Pasi gjeti edhe golin e dyte qe ne minuten e 19-te ishte pikerisht i sapomberrituri Gjergji Muzaka autori i golit te sigurise. Ish-lojtari i Dinamos debutoi me gol me fanellen kuqebardhe ne ndeshjen e pare zyrtare me juglindoret. Ne kete menyre ndeshja ne fjale nuk pati me histori edhe per faktin se mallakastriotet nuk kishin me forca per te reaguar.

Kartonet

Duhet thene se ballshiotet rane pre e kartoneve. Dimo dhe Bega e lane skuadren e tyre me me pak forca ne fushen e lojes pasi u ndeshkuan me te kuq. Nderkohe qe ne minutat ne vazhdim miqve nga Ballshi iu desh qe te benin llogarite edhe me kushtet atmosferike. Gati i tere takimi eshte zhvilluar ne temperatura te acarta - 6 grade celsius.

Renditja

Me kete fitore Skenderbeu vijon te ruaje vendin e dyte te renditje nderkohe qe pergatitet per sfiden me delikate te kesaj faze te se enjtes se ardhshme ku do te luaje ne Qemal Stafa ndaj Tiranes nje sfide e prapambetur. Bylisi nga ana e tij mbetet i parafundit ne klasifikim ne kuoten e 15 pikeve aq sa ka edhe Besa qe do te luaje te dielen ne shtepi ndaj Elbasanit te vendit te fundit ne kuoten e 9 pikeve.

Te premten

Laci - Kastrioti 2-0

Buljan 17 Dragicevic 45

Dje

Skenderbeu - Bylis 2-0

Shkembi 2 pen Muzaka 19

Sot

Flamurtari - Shkumbini 1300

Teuta - Vllaznia 1300

Besa - Elbasani 1300

Neser

Dinamo - Tirana 1300

Renditja Nd. Pike

1. Flamurtari 17 37

2. Skenderbeu 18 34

3. Vllaznia 17 31

4. Dinamo 17 28

5. Laci 18 27

6. Tirana 16 26

7. Teuta 17 22

8. Shkumbini 17 21

9. Kastrioti 18 20

10. Besa 17 15

11. Bylisi 18 15

12. Elbasani 17 9

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›