Berisha ne 18-vjetorin e vajzes qe u dhunua nga vandalet

Kryeministri i uron 18-vjetorin e vajzes qe u godit nga demonstruesit. Ata qe perpiqen te djegin te ardhmen jane te pashprese
Kryeministri Sali Berisha premton se te gjithe dhunuesit e 21 janarit do te marrin ndeshkimin e duhur. Pohimi i tij u be ne 18-vjetorin e ditelindjes se Bekime Rexhes vajzes qe u godit nga demonstruesit ne daten 21 janar. Kreu i qeverise se bashku me bashkeshorten Liri Berisha me rastin e 18-vjetorit i dhuruan Bekime Rexhes nje tufe me lule dhe nje kompjuter. Gjate fjales se tij Berisha u shpreh se per ate qe i ndodhi Bekimes ka marre me qindra mesazhe nga maturante e gjimnaziste nga Gjirokastra nga Mallakastra nga Vlora nga Hasi nga Kukesi nga mbare Shqiperia te cilet kane shprehur nje ndjenje revolte te thelle shpirterore per ate akt te shemtuar.
Premtimi i Kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha kishte rezervuar nje dhurate dhe vizite surprize ne shtepine e Bekime Rexhes imazhi i se ciles u shfaq nga shume kamera televizive tek qellohej brutalisht nga nje grup demonstruesish ne 21 janar ne mes te rruges. Erdha ketu te ndaj me ju gezimin e datelindjes se Bekimes dhe per ti uruar asaj ne emer te familjen time shume gezime mbaresi shendetet suksese dhe jete te gjate. Erdha gjithashtu jo vetem ne emer te familjes sime por para se gjithash ne emer te te gjithe shkollareve shqiptare te te gjithe bashkemoshatareve te Bekimes te cilet aktin barbar dhunen ndaj bashkeshollares dhe bashkemoshatares se tyre e kane perjetuar si nje dhune ndaj tyre - u shpreh Kryeministri Berisha gjate vizites ne familjen Rexha. Berisha u shpreh se per ate qe i ndodhi Bekimes ka marre me qindra mesazhe nga maturante e gjimnaziste te cilet e kane denuar ate akt te shemtuar. Sali Berisha Ne te urojme ty te behesh 120 vjec e lumtur me ate jete qe meriton. Ndersa ata qe qellojne dhe godasin mbi femijet tane te bekuar do te marrin ndeshkimin e merituar ligjor. Ne shohim drejt te ardhmes drejt ndertimit te vlerave dhe ajo qe mund te bejme ne eshte te ndertojme endrren tuaj te ndertojme ate Shqiperi qe ju keni ne mendje ne zemer ne shpirt dhe qe e meritoni plotesisht - u shpreh kreu i qeverise duke iu drejtuar Bekimes me rastin e pervjetorit te saj. Familja kryeministrore kishte pergatitur edhe nje dhurate per gjimnazisten me rastin e ditelindjes. Ndersa u shpreh se shkolla dhe shkollimi i femijeve jane perparesia me absolute e kesaj qeverie Kryeministri Berisha theksoi se ata qe perpiqen te djegin me zjarr te ardhmen e tyre jane te pashprese. Ne shohim drejt te ardhmes drejt ndertimit te vlerave dhe ajo qe mund te bejme ne eshte te ndertojme endrren tuaj te ndertojme ate Shqiperi qe ju keni ne mendje ne zemer ne shpirt dhe qe e meritoni plotesisht - u shpreh Kryeministri. Nga ana e tij babai i Bekimes u shpreh se ndihet krenar per vajzen e tij e cila ka shprehur hapur bindjen e saj ate dite pasi - theksoi ai - jetojme ne nje shtet demokratik qe po shkon drejt Evropes dhe jo drejt komunizmit e kooperativave bujqesore.
Veprimet e dhunshme Halimi Prokuroria nuk ka hapur ceshtje penale
Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor per ngjarjet e 21 janarit deputeti Eduard Halimi deklaroi dje se objekti i hetimit penal te prokurorise eshte krejt tjeter nga objekti i komisionit. Prokuroria nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per veprime masive te dhunshme. Nuk ka pranuar te hape ceshtjen penale per marrjen e pushtetit me dhune - deklaroi ai. Nderkohe - tha ai - Komisioni Hetimor ne ushtrim te instrumenteve Kushtetutes te hetimit parlamentar po heton veprimet e institucioneve gjate veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e rendit kushtetues marrjen e pushtetit me dhune dhe ekzistencen e pucit te shtetit. Nuk ka mbivendosje per keto hetime. Komisioni Hetimor eshte fuqiplote ne gjithe procesin e marrjes te cdo lloj dokumenti hetimor - vuri ne dukje me tej Halimi. Ligjvenesit demokrat sqaroi me tej kerkesat e Komisionit Hetimor lidhur me tabulatet telefonike te drejtuesve te larte te shtetit. Pas reagimit te kreut te opozites Edi Rama i cili i ka konsideruar si te paligjshme keto kerkesa Halimi tha se Komisioni Hetimor ka kerkuar vetem tabulatet telefonike dhe jo permbajtjen e bisedave te kryera ne kete dite nga kreret e institucioneve te larta te shtetit Presidentit Kryeministrit kryeprokurores shefit te SHISH-it apo dhe shefit te opozites dhe disa deputeteve te saj. Komisioni Hetimor Parlamentar ka kerkuar thjesht tabulatet jo permbajtjen e bisedave te kryera. Komisioni ka kerkuar vetem skedaret per te bere transparencen e zhvillimeve te atyre diteve - deklaroi kreu i Komisionit Hetimor. Deputeti Halimi siguroi se do te zbardhet gjithe e verteta per 21 janarin. Ata qe kane frike nga transparenca per bashkebiseduesit qe kane pasur duhet te dine se ngjarja e 21 janarit do te pershkohet nga rrezja e te vertetes ne cdo qelize te saj - perfundoi ai.
Komisioni Hetimor Ne polici mungojne urdhrat per hetime
Anetaret e Komisionit Hetimor per demonstraten e 21 janarit kane zbritur perseri ne terren per te mbledhur fakte. Per rreth 60 minuta deputetet Genti Strazimiri Dashnor Sula dhe Fatos Hoxha ishin ne godinen e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Strazimiri sqaroi se vizita e tyre ne Policine e Shtetit ishte ne permbushje te planit te veprimit te Komisionit Hetimor per nje mision faktmbledhes. Verejtem qe Policia e Shtetit ka te gjitha kapacitetet ka te gjithe aftesine ashtu sic e pati perpara protestes se 21 janarit gjate saj dhe natyrisht pas saj per te kryer te gjitha veprimet procedurale per mbrojtjen e rendit publik dhe te rendit kushtetues - deklaroi Strazimiri. Por - shtoi ai - deri tani prokuroria nuk i ka dhene asnje urdher kesaj strukture te hetoje 21 janarin. Strazimiri shprehet se jane disa veprat penale mbi te cilat policia nuk mund te procedoje pa urdhrin e organit te akuzes. Eumlshte fakti qe ende sot ne keto momente qe po flasim Policia e Shtetit nuk ka marre urdher per te kryer veprime hetimore per asnje prej veprave penale si thirrje publike per dhune kunder rendit kushtetues pushtim te ndertesave me qellim rrezimin e rendit kushtetues thirrje dhe organizim per te detyruar organet shteterore te kryejne ose te mos kryejne nje akt te caktuar apo krijimin e turmave te armatosura dhe te gjitha keto natyrisht edhe ne mbeshtetje te neni 21 te Kodit Penal qe parashikon edhe bashkepunimin per to. Se fundmi nuk kane marre ende asnje urdher per te kryer veprimet hetimore ne lidhje me vepren penale te poshterimit te simboleve te republikes respektivisht te flamurit kombetar - deklaroi dje ligjvenesi demokrat.
Nje dite me pare deputetet e Komisionit Hetimor iu drejtuan Gardes se Republikes e cila sipas tyre zbatoi me perpikmeri ligjin.