Bundesliga Bajerni permbys Verderin

Mertesaker kaloi vendasit ne epersi. Miqte i realizuan tre gola skuadres se Shaftit
Pasditja e djeshme per Bremenin ishte mjaft e hidhur. Ne Weserstadion skuadra e Shaftit ishte shume prane avantazhit qe pas 40-sekondash lojes mbrojtesi i krahut te djathte Klement Fritz balle per balle me Kraftin nuk arriti te kalonte vendasit ne epersi pasi portieri bavarez kreu nje pritje spektakolare. Ky aksion ishte vetem antipasta e ketij takimi qe pa Verderin e 14-te ne klasifikim tani eshte i 15-i te rrezikonte shume Bajernin pas fitores mori vendin e trete.
Fusha e keqe
Ndryshe nga cjemi mesuar te shohim me pare duhet thene se dje fusha e stadiumit te Verderit ishte ne kushte mjaft te keqija. Ky fakt reflektohet me se miri edhe ne pasimet e gabuara gjate gares. Keshtu nder 22 lojtaret qe luajten ne Weserstadion ata qe vuajten me shume ishin miqte te cilet jane edhe me teknike.
Kronika
Gjate pjeses se pare pervec atij rasti te fillim-takimit Verderi rrezikoi edhe me Predellin qe nuk shtyu dot ne rrjete nje top te harkuar ne menyre te persosur nga ana e Fringsit. Duke pare lojen e jeshileve qe sa vinte dhe rritej edhe me shume skuadra e Bajernit u mundua te reagonte. Keshtu vetem tri minuta me pas ishte pikerisht Shvajnshtajgeri qe nisi nje asist te perkryer per Gomezin qe ne fillim u ndal nga Mertesakeri dhe me pas kerkoi ne nje penallti per nje faull qe i beri Predell brenda zones. Qe pas atij moment ritmi i ndeshjes sikur u ul pak. Skuadrat rrezikuan njera-tjetren vetem nepermjet goditjeve standarde. Pikerisht nga nje e tille rrezikuan miqte kur kronometri tregonte minuten e 35-te Roben hodhi nje top ne zone qe Gomez e devijoi jashte portes se Tim Vises. Me pas kur filloi edhe pjesa e dyte gjithcka foli per vendasit qe vetem pas dy minutash loje arriten qe te gjenin golin e epersise me ane te nje qendermbrojtesi qe u soll si nje sulmues race. Behet fjale per Mertesakerin qe pasi mori nje top ne krahun e majte te zones bavareze arriti qe ti afrohej edhe me shume portes dhe me pas goditi mjaft bukur duke shtangur keshtu Kraftin qe smund te bente dot asgje. Pas golit te pesuar skuadra e Van Galit reagoi ne menyren me te mire pasi i mori topin ne zoterim duke detyruar keshtu Verderin qe te luante ne gjysmefushen e vet. Nga ana e bavarezeve duhet thene se Robeni ishte lojtari me aktiv. Kete gje ai e tregoi edhe ne minuten e 65-te kur realizoi nje gol mjaft te bukur nga harkimi nga e majte e Pranjicit numri dhjete doli para te tere mbrojtjes jeshile dhe realizoi golin e barazimit. Per holandezin ky ishte goli i trete i shenuar ne tri takimet e fundit. Pas barazimit skuadrat u rivendosen perseri ne qender per te nisur gjithcka nga e para. Vetem dy minuta me pas Verderi pretendoi per nje penallti qe kryesori Kinhofer nuk e akordoi harkimi i Trinksit iu perplas Luiz Gustavos se Bajernit nga trupi ne dore. Pas ketij rasti Bajerni duke pare se ne Volfsburg skuadra e Borusias po fitonte shtoi forcat dhe arrin qe te gjente golin fale kembenguljes se Mario Gomezit shtatlarti me numer 33 mori sferen brenda zones se Verderit dhe pas disa driblimesh fut ne qender topin i cili perplaset tek kembet e Mertesakerit qe e dergon ate drejt e ne porten e vet. Pas avantazhit miqte rigjeten qetesine distanca me Borusian mbeti 14 pike dhe me Leverkusenin e vendit te dyte mbeti 3 pike dhe golin e trete. Keshtu ne minuten e 86-te Myler i rremben tipin Fringsit dhe me pas kur u gjend balleperballe me Visen nuk u tregua egoist dhe i dha nje pas te arte Kloses qe shoqeri sferen per ne rrjete. Pas ketij goli Verderi u demoralizua dhe ne minuten e 88-te nuk ruajti dot qetesine ishte perseri Myleri qe u pengua me faull te rende nga portieri Vise jashte zones. Keshtu kryesori nuk pati asnje dyshim dhe nxori jashte numrin nje te jeshileve. Me ate gjest antisportiv u mbyll dhe i gjithe takimi.
Rezultatet
Te premten
Bajer L. 2 ndash 0 Hanover
Dje
Nuremberg 2 ndash 0 Hamburg
Shalke 0 ndash 1 Hofenhaim
St. Paul 3 ndash 0 Keln
Verder B. 1 ndash 3 Bajern M.
Volfsburg 0 ndash 3 Borusia D.
Klautern 0 ndash 1 Mainz
Sot
1530 Shtutgart ndash Fraiburg
1730 Eintraht F. ndash Mgladbach
Renditja Nd. Pike
1. Borusia D. 20 50
2. Bajer L. 20 39
3. Bajern M. 20 36
4. Mainz 05 20 36
5. Hanover 96 20 34
6. Fraiburg 19 30
7. Hamburg 20 30
8. Hofenhaim 20 29
9. E. Frankfurt 19 26
10. Nuremberg 20 26
11. Shalke 04 20 25
12. Volfsburg 20 23
13. Klautern 20 22
14. St.Paul 20 22
15. Verder B. 20 22
16. Keln 20 19
17. Shtutgart 19 16
18. B. Mgladbah 19 13