Kategoria Superiore Teuta e te rinjve i jep leksion Skenderbeut

Djemte e Edi Martinit thyen lehtesisht Skenderbeun e Muces. mendet Bici godet me koke gjyqtarin
Ne stadiumin Niko Dovana te Durresit skuadra e Skenderbeut humbi mundesine per te arritur Flamurtarin e vendit te pare. Keshtu sot ne Kavaje Dinamo e vendit te trete me nje fitore te mundshme ndaj Beses vendase do te kete mundesi qe te kaloje me nje pike bardhekuqte duke u marre vendin e dyte.
Skuqet Skenderbeu
Humbja e Skenderbeut ishte e dyfishte duke qene se perpos tri pikeve ekipi korcar eshte ndeshkuar edhe me kartone te kuq. Ne rastin e golit te Teutes shenuar nga Cota ne minuten e 47-te e kane tradhtuar nervat trajnerin Shkelqim Muca qe ka kontestuar ashper gjyqtarin me argumentin se duhej te jepte nje faull ne zone per portierin Shehi qe ne dyluftimin ajror me koke eshte mposhtur nga sulmuesi durrsak Cota. Pas asaj proteste Muca eshte ndeshkuar me karton te kuq nga kryesori Lorenc Jemini duke e larguar ate nga stoli i drejtimit te Skenderbeut. Qe ne ate moment ekipi korcar luajti teper i ngarkuar psikologjikisht dhe vijoi te luante me force dhe plot nerva. Nje rast i tille u shenua ne minuten e 55-te kur Brkic shenoi me koke pas nje goditjeje denimi por anesori Ergin Doda anuloi gjithcka pamjet televizive treguan se anulimi i ketij goli eshte mjaft i dyshimte por vendimi i anesorit Doda u vulos edhe nga kryesori Jemini. Lojtaret e Skenderbeut pas atij incidenti reaguan fuqishem tek anesori aq sa mbrojtesi Bici e godet edhe me koke gjyqtarin qe anuloi golin. Kryesori Jemini nuk hezitoi aspak dhe e ndeshkoi me karton te kuq Ditmar Bicin duke e lene Skenderbeun me 10 lojtare ne fushen e lojes. Disavantazhi numerik ne fushe u ndje edhe me shume ne radhet e juglindoreve qe kishin humbur toruan aq sa sulmuesi Jolic i gjendur ne ofensive afer mbrojtjes durrsake pasi i rrembehet topi nga Frasheri i nderhyn ketij te fundit ne menyre krejtesisht te gabuar nga pas. Menjehere erdhi per te kartoni i dyte i verdhe dhe i kuq duke e lene Skenderbeun me 9 lojtare ne pjesen e mbetur te sfides. Kronometri i gjyqtarit shenoi minuten e 77-te ne kete moment. Vetem 6 minuta me pas ne te 77-en Teuta gjeti edhe golin e nokautit. Nje goditje denimi e adresuar ne zonen korcare gjeti koken e mbrojtesit mik Lako qe ne rolin e nje sulmuesi te vertete ne perpjekje per ta larguar topin e dergoi ne trekendeshin e djathte te Orges Shehit. Pas atij momenti takimi nuk pati me histori. Avantazhi prej 2-0 i Teutes nuk mund te vihej ne diskutim edhe per faktin se Skenderbeu nuk kishte me forcat e duhura as njerezore as morale as psikologjike per te reaguar. Perfundimisht djemte e detit krejt te rinj dhe pa emer ne superligen shqiptare u dhane leksion korcareve te cilet treguan edhe ne Durres se jane shume larg formes me te mire.
Shans i humbur
Pavaresisht mungesave te shumta qe pati ne kete ndeshje trajneri Muca nuk e kishte vleresuar si duhet kundershtarin ndaj edhe u ndeshkua ne momentin krejtesisht te papershtatshem kur duhej te fitonte dhe te arrinte ne krye Flamurtarin i cili nga ana e vet kishte gabuar me pare te shtunen ndaj Tiranes.
Renditja
Nd. Pike
1 Flamurtari 13 28
2 Skenderbeu 13 25
3 Dinamo 12 23
4 Tirana 13 21
5 Vllaznia 13 21
6 Teuta 13 18
7 Laci 13 17
8 Shkumbini 13 17
9 Kastrioti 13 14
10 Bylis 13 11
11 Elbasani 13 9
12 Besa 12 8