E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama vazhdon kurimin pasi u plagos ne nje ndeshje basketboll

SHBA 30 nentor NOA - Presidenti i SHBA-se Barack Obama i eshte nenshtruar 12 qepjeve ne buze dhe kjo pasi ka marre nje goditje me berryl duke luajtur basketboll kurse kurimi vazhdon pa probleme.

Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Robert Gibbs u shpreh se ky ishte thjesht nje incident normal gjate nje loje.

Presidenti u godit pa dashje me berryl nga nje kundershtar gjate nje loje te luajtur me disa miq - tha Gibbs.

Shtepia e Bardhe ka theksuar se per te realizua qepjen eshte perdorur nje pe me i holle se sa ato qe perdoren zakonisht per shkak te se cilit eshte e nevojshme te rriten numri i pikave te qepjes.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›