Formula 1 Montezemolo dhe Alonso njezeri Po mendojme per 2011-n

Perfundimet per Boterorin 2010 Nuk me kujtohet asgje mendoj vetem per te nesermen. Presidenti Luka di Montezemolo ne Valencia ne filialin e Ferrarit nenvizoi dje faktin se te gjithe ata qe punojne ne Maranelo kerkojne te harrojne ate boteror te humbur nga Alonso ne garen e fundit. Sipas presidentit te kokekuqes te gjithe jane te fokusuar ne boterorin e radhes ate te 2011-s. Iota riu do te jete nje sezon i rendesishem per Ferrarin. Mendoj se si ne disiplinen Grand Turismo ashtu edhe ne Formula 1 ne do te kerkojme te marrim maksimumin - nenvizoi Montezemolo. - Mendoj se me fjale gjithcka eshte me e thjeshte por tani po shoh se te gjithe jane te etur per fitore. Te gjitheve u erdhi keq qe humbem boterorin vetem ne garen e fundit. Deri me tani kemi humbur dy boterore ne te njejten menyre mendoj se ka ardhur momenti qe te kthejme faqe dhe te fitojme.
Alonso i padurueshem
Kam shume deshire qe te filloje Boterori 2011. Keto ishin fjalet e Fernando Alonsos. Piloti spanjoll i Ferrarit kerkon qe te shuaje sa me pare nga mendja deshtimin ne Abu Dabi. Mendoj se edhe ne Boterorin e 2011-s do te jene kater skuadra qe do te bejne diferencen - shpjegoi Alonso. ndash Gjithsesi them se njevendeshja jone do te jete shume kompetitive. Me pas iberiku i beri edhe nje permbledhje sezonit te pare tek Ferrari. Boterori i pare qe garova me nje veture Ferrari mendoj se eshte mjaft pozitiv. Ju tregoj se ne kater garat e para nuk i njihja emrat e mekanikeve - tha Alonso. Gjate konferences te mbajtur per mediat spanjolli nuk mund te mendonte te linte pozicionin e tij pa u shprehur edhe per duelin me Petrovin piloti rus i Renose e mbajti nga pas Alonson per me shume se gjysmen e gares se Abu Dabit. Deri ne fund mendoja se do ta parakaloja Petrovin gjithsesi mendoj se ajo nuk ishte pika kyce e asaj gare. Mendoj se shume ne dore kishte edhe vete Feteli. Une mund te fitoja titullin vetem nese piloti i Red Bullit do te dilte nga pista. Ne Abu Dabi kam qene i perqendruar deri ne fund te gares edhe pse ne fund nuk mundem te fitonim boterorin. Gjithsesi mendoj se per aq sa dhame duhet te jemi krenare - pohoi dy here kampioni i botes. Ne fund Alonso analizoi tere sezonin E nisem mjaft mire kishim dhe nje makine shume kompetitive. Me pas nga gara e trete e deri ne garen e tete patem shume probleme. Mendoj se ne fillim te gjithe dhame kontributin me shume luhatje ndersa ne fund arritem maksimumin pasi u rikuperuam shume pike kundershtareve. Them se vitin e ardhshem duhet te jemi me konstante. Gjithashtu mendoj se vitin tjeter duhet qe te arrijme maksimumin qe ne garat e para. Ne do te reagojme me profesionalizem e dime shume mire se kjo skuader ka disa pika te forta dhe disa te dobeta. Per Boterorin e 2011-s nuk na mbetet gje tjeter vecse te permiresohemi edhe me shume.
Masa Nuk ndihem nen presion
Nje nga pikat e dobeta te Ferrarit per te cilat foli edhe Alonso eshte piloti i dyte i kokekuqes Felipe Masa. Braziliani kete vit ka marre plot 108 pike me pak sesa armiku i boksit. Kjo distance e madhe sipas atyre qe e njohin kete ambient do ta kete vene ne presion Felipen edhe pse vete ai tregon se nuk ndihet aspak i kushtezuar nga ajo shifer. Nuk mendoj se 2011-a do te jete vit kyc per mua pasi ky nuk eshte viti i pare qe une te ndodhem ne te tilla situata - deklaroi Felipe. - Mbaj mend se edhe ne 2006-n te gjithe thoshin se une nuk do te qendroja me shume se nje vit tek Ferrari por ja qe me pas duke fituar arrita qe te rikonfirmohesha. Nderkohe ne 2008-n - vazhdoi braziliani - kisha shume presion mbi vete. Me duhet te them se ne fillim te atij sezoni kisha shume presion mbi vete dhe ne fund per pak sa nuk triumfova. Shume njerez kane thene se pas atij aksidenti qe pesova ne Budapest nuk do te rikthehesha me ne Formule por ja qe tani jam ketu. Me pas ne fund te fjales Masa tregoi edhe pershtypjet e para per gomat e reja qe nga ky vit marka Pirelli do te furnizoje e vetme me pneumatike skuderite e Formules 1. Pershtypjet e para jane shume te mira - tha braziliani. - Gomat e reja funksionuan mjaft mire qe ne fillim prandaj nuk na u desh qe te ndryshonim shume veturat. Gjithsesi mendoj se ka ende shume per te bere edhe pse jemi ne rrugen e duhur.