Kategoria Superiore Tirana perseri 0-0

Tirana barazoi 0-0 me Shkumbinin. Vllaznia mundi thelle 4-0 Elbasanin
Qe pas fitores ne derbin me Dinamon ekipi i Tiranes ka harruar tri piket dhe shijen e golit. Kunder Shkumbinit ne javen e 21-te te Kategorise Superiore 24 here kampionet regjistruan barazimin e katert rresht 0-0 perfshire edhe ato me Skenderbeun Besen dhe Teuten. Nderkohe qe nga ana tjeter ekipi i Vllaznise me fitoren qe mori ndaj Elbasanit duket se ka hipotekuar vendin e trete.
Tirana nuk di te shenoje me
Tirana nuk arriti te fitonte as ndaj Shkumbinit. Kater ndeshje pa fitore kater barazime radhazi dhe kater takime pa shenuar asnje gol. Ne Qemal Stafa pjesa e pare ofroi shume pak me nje Tirane jo agresive sa duhet ne fushen e lojes. Bardheblute e ndien shume mungesen e sulmuesit kryesor Pero Pejic i cili ishte i demtuar dhe nuk ndihmoi shume as prania ne fushe e Jahmir Hykes qe nga minuta e pare. Rrezikshmeria e vendasve vinte vetem nga depertimet e vete Hykes por Tirana nuk ishte ne gjendje te gjente goditjen fituese ne porten mike. Pjesa e dyte nuk ndryshoi shume ne krahasim me te paren. Serish Tirana pati epersi territoriale por peqinasit ne pjesen me te madhe te minutave ishin ne gjendje ta mbanin larg zones se tyre te rreptesise. Ashtu sic ndodhi ne fraksionin e pare Shkumbini u afrua rrezikshem tek porta e Likes madje Gjyla edhe mund te kishte shenuar ne minuten e 69-te kur doli i lire ne te djathte. Pas tij as Kuli nuk mundi te gjuante sakte dhe vendasit shpetuan nga goli. Gjithsesi krenaria vendase nuk mund te mos shfaqej dhe Lilaj u duk se shenoi kur gjuajti ne 75 por topi nuk iu bind plotesisht dhe kaloi paksa jashte ndersa Hyka thuajse i dha fitoren te tijve ne minutat shtese por Bejte beri mrekulline.
Vllaznia hipotekon vendin e trete
Vllaznia u tregua e pameshirshme ndaj Elbasanit te vendit te fundit duke fituar thellesisht 4-0 ne Ruzhdi Bizhuta e duke regjistruar njeheresh fitoren me te thelle ne transferte. Sulmuesi i Vllaznise Xhevahir Sukaj shenoi nje dy gola per formacionin e Mirel Joses ndash nga nje ne cdo pjese loje 33 dhe 76 nderkohe qe Ndricim Shtubina 54 dhe Bledar Hodo 90 kompletuan pokerin kuqeblu. Nje fitore me shume vlere e 9 here kampioneve te Shqiperise ndash e 11-a ne 21 jave e qe coi ne kuoten e 38 pikeve nje pak se Skenderbeu i vendit te dyte dhe pese me shume se Tirana e vendit te katert. Per Elbasanin qe pesoi humbjen e 14-te sezonale duket se rikthimi ne Kategorine e Pare andej edhe nga erdhi per te qene pjese e Superliges eshte me shume se nje hipoteze.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 21
E shtune
Kastrioti-Besa 2-1
Alvizh 39 Kalari 48/ Shtini 55
Laci-Dinamo 0-0
Te dielen
Elbasani-Vllaznia 0-4
Sukaj 33 76 Shtubina 54 Hodo 90
Tirana-Shkumbini 0-0
Te henen
Bylis-Teuta
Skenderbeu-Flamurtari
Renditja
Nd. Pike
1. Flamurtari 20 46
2. Skenderbeu 20 39
3. Vllaznia 21 38
4. Tirana 21 33
5. Dinamo 21 30
6. Caci 21 28
7. Shkumbini 21 26
8. Kastrioti 21 25
9. Teuta 20 23
10. Besa 21 22
11. Bylis 20 18
12. Elbasani 21 12