E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Dytë/ Lushnja, Gramshi dhe Erzeni debutojnë me fitore

Janë luajtur ditën e sotme 5 ndeshje të javës së parë të Grupit A në Kategorinë e Dytë. Lushnja nuk zhgënjen në debutim dhe mposht me rezultatin 3-1 Veleçikun në javën e parë të kampionatit.

Edhe Erzeni debuton me fitore, pasi mposht me rezultatin 2-1 Shirokën. Gramshi fiton në Kuçovë, aty ku mund me rezultatin 2-0 vendasit e Naftëtarit.

Partizani B barazon pa gola 0-0 në transfertë përballë Luzit të Vogël. Ndërkohë Vllaznia B fiton 1-0 përballë Tërbunit.

KATEGORIA E DYTË / GRUPI A

ERZENI 2-1 SHIROKA

37′ Ajazi, 54′ Velaj – 2′ Jukaj

LUSHNJA 3-1 VELEÇIKU

5′ Pius,  34′ Arapi, 44′(ag) Rrustemaj / 67′ Banushaj

NAFTËTARI 0-2 GRAMSHI

42′(p), 70′ Peqini

LUZI I VOGËL 0-0 PARTIZANI B

VLLAZNIA B 1-0 TËRBUNI

36′ Turaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›