E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Dytë shtyhet për javën e ardhshme

Gjithmonë do të gjendet një sebep për të shtyrë fillimin e kampionateve në Shqipëri. Pas shtyrjes me një javë të Kategorisë Superiore (nga 19 në 26 gusht 2006), tashmë i erdhi rradha Kategorisë së Dytë. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka vendosur shtyrjen e fillimit të kampionatit kombëtar për kategorinë e dytë. Zëdhënesi i shtypit në FSHF, Lysjen Nurishmi, tha të mërkurën për se FSHF-ja ka vendosur që kampionati i kategorisë së dytë të fillojë javën e ardhshme, pasi disa prej klubeve nuk i kanë plotësuar kushtet në stadiume, qe janë në gjendje kritike, ku mungojnë rrethimi i jashtëm dhe i brendshëm, ndërsa fushat nuk janë në gjëndje të mirë. Sipas tij, edhe drejtuesit e klubeve kanë rënë dakort që kampionati të fillojë në fundjavën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›