E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, të gjitha rezultatet e Turit të Dytë

GRUPI 1

Turbina regjistroi një fitore të thellë me Pogradecin. Cërrikasit shënuan shtatë herë në portën e liqenorëve në ballafaqimin e tyre të parë historik me pogradecarët. Elbasani, kampioni në fuqi i Shqipërisë dhe 2 herë fitues i Kupës barazoi me Dajtin 1-1 në transfertën që u luajt në Kamëz. Sopoti dhe Shkumbini arritën një barazim ku u shënuan katër gola, nga dy për cdo ekip. Ky ishte barazimi i parë midis këtyre dy ekiepve që kanë zhvilluar së bashku 3 ndeshje (2 fitore Shkumbini). Burreli i kategorisë së parë barazoi në shtëpi me Flamurtarin e Superligës 0-0. Kjo ishte ndeshja e dytë midis dy ekipeve, të parën Flamurtari e kishte fituar 2-0. Rezultati 0-0 i lë të hapur kualifikimin për të dyja ekipet. Laci u mund në shtëpi nga "vëllai" i madh, Kastrioti me rezultatin 2-1. Laci në tri ndeshje nuk ka mundur të marrë asnjë fitore me Kastriotin (1 barazim dhe 2 humbje). Tepelena dhe Skënderbeu e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen, cka ishte dhe barazimi i parë midis dy ekipeve në katër ndeshje (1 fitore Tepelena dhe 2 fitore Skënderbeu). Ekipi i Dinamos, fitoi kundër Ilirisë 3-2.
Grupi 2 Ekipi modest i Cakranit me fitoren ndaj fitueses së fundit të Kupës së Shqipërisë, Tiranës (1-0). Partizani fitoi 2-1 me Gramozin në Ersekë. Golat për skuadrën e Neptun Bajkos që kishte përzgjedhur një "formacion" eksperimental. Vllaznisë veriore fitoi në transfrtën me Sarandën e ekstremit jugor të Shqipërisë me rezultatin 3-1. Në dy ndeshje me sarandiotët gjatë gjithë historisë së tyre, dy fitore për Vllazninë. Teuta e Sul Starovës fitoi 1-0 në transfertë me Gramshin në ndeshjen e parë historike midis dy ekipeve. Bilisht Sport mposhti Apoloninë e Fierit me rezultatin 1-0 në ballafaqimin e tyre të parë për Kupën e Shqipërisë. Besëlidhja e Lezhës mposhti në shtëpi Luftëtarin me rezultatin 2-0, duke vendosur edhe një supermaci statistikore. Në 7 takime, 4 fitore u përkasin lezhjanëve, 2 barazime dhe vetëm një fitore për Luftëtarin. Ada e rezultateve negative në kategorinë e parë fitoi me Lushnjën 2-1 në ballafaqimin e tyre të parë për Kupë. Erzeni konfirmoi edhe njëherë problemet që po kalon Tomori, kur mposhti beratasit 5-1, por duke vendosur edhe një ekulibër të plotë në 9 takimet midis tyre: 3 fitore Erzeni, 3 barazime dhe 3 fitore Tomori -------------------------------- Grupi 1 1. Dajti - Elbasani 1-1 Golat: Meta 65'/ Anicet 28' 2. Iliria - Dinamo 2-3 Golat:Maloku 65', 87'/ Ishka 20, Qorri 40', 75' 3. Egnatia Besa 0 – 5 Golat: 18' Elokan, Veliaj 39', Xhihani 43', 62', Abanda 55' 4. Sopoti – Shkumbini 2-2 Golat: Rama 75', Elezi 81' (pe)/ Ndoni 59', Rizvanolli 70' 5. Burreli - Flamurtari 0-0 6. Sopoti – Shkumbini 2-2 Golat: Rama 75', Elezi 81'/ Ndoni 59' , Rizvanollit 70' 7. Tepelena – Skënderbeu 1-1 Golat: Gaba 87' (p)/ Frasheri 82' 8.Turbina – Pogradeci 7-2 Golat: 10' Uka; 25' Sula; 41' M. Metaj; 52' Cela; 58' Shtrepi; 70' Shtrepi; 90+1 Cekrezi/Haxhillari; 78' Binishi; 79' Grupi 2 1. Cakrani - Tirana 1-0 Golat: Kalemi 2' 2. Gramozi - Partizani 1-2 Golat: Sadiku 55'/Bakaj 28', , Aga 72' 3. Butrinti – Vllaznia 1-3 Golat: Myrtaj 76'/ Milic 60', Lika 88', Hoti 90' 4. Gramshi - Teuta 0-1 Golat: /Gega 51' 5. Bilisht Sport - Apolonia 1-0 Golat: Demiri 50' 6. Besëlidhja – Luftëtari 2-0 Golat: Roshi 44', Basriu 68' 7. Ada – Lushnja 2-1 Golat: Mustafa 67', Shtupina 75' / Duri 60'. 8. Erzeni – Tomori 5-1 Golat: Bërzezi 2', Arapi 30', Shera 70', Muca 88', Ndoji 90+2, /Berberi 13' (11m)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›